Konflikti me Iranin/ SHBA shqyrton opsionet ushtarake, Teherani paralajmëron përgjigje të ashpër

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të qarta se Uashingtoni po shqyrton rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit, duke deklaruar se vendimi përfundimtar mbetet në duart e tij.
“Kam një vendim për të marrë lidhur me Iranin,” u shpreh Trump për gazetarët gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë për një tur elektoral në Ohio. Ai shtoi se Irani është i shkatërruar dhe se pyetja kryesore është nëse situata “do të zgjidhet në mënyrën e lehtë apo në atë të vështirë”, ndërsa nënvizoi se Teherani po heq dorë praktikisht nga plani për armët bërthamore.
Paralelisht, këshilltarët kryesorë të sigurisë kombëtare në SHBA janë takuar fshehurazi në Camp David për të diskutuar opsionet ushtarake ndaj Iranit dhe konfliktit në Jemen.
Nga ana tjetër, udhëheqja iraniane po përgatit një përgjigje ushtarake më të gjerë dhe më të fuqishme në rast se SHBA-ja nis sulme të reja në shkallë të gjerë. Burime për mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se komandantët e lartë iranianë po shqyrtojnë zgjerimin e objektivave, duke përfshirë vendet që mbështesin operacionet amerikane, madje edhe baza jashtë rajonit të Lindjes së Mesme.
Tensionet vijnë pas një konflikti shtatëmujor që nisi me sulmet amerikano-izraelite në shkurt. Pavarësisht armëpushimit të arritur në prill, armiqësitë ndërmjet palëve kanë vijuar në mënyrë sporadike.
Lexo edhe
BOTA
Zelensky paralajmëron përshkallëzim të sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse

Humbi këmbën në sulm, 13-vjeçari palestinez luan futboll me protezë

VIDEO/ Gruaja e moshuar del në ballkon me armë dhe kërcënon protestuesit

Si mbijetoi një nga vendet më të bombarduara në planet

VIDEO- "Dimri" rus në Ukrainë/ Cila është Doktrina e re e Putinit dhe momenti i goditjes së urës strategjike

Milorad Dodik bën deklaratën e fortë: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

VIDEO- Helikopterë, tanke dhe ushtarë të armatosur në rrugë/ Skena “lufte” në Hamburg

VIDEO/ Çfarë lanë pas përmbytjet shkatërrimtare në Kretë






