Ditmir Bushati godet Ramën: Raporti i ngushtë Tiranë-Beograd është i gabuar
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka kritikuar qasjen e politikës shqiptare ndaj Serbisë, duke thënë se ra...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçan&e...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Një turist i huaj ka vjedhur në një sasi të konsiderueshme parash pranë recepsionit të një hoteli në Rinas. Nga pamjet ...
Marisa që shihni në foto vuan nga një sëmundje e rëndë, e cila nuk trajtohet as në Shqipëri dhe as në Greqi. E vet...
Edhe Mimoza Ahmeti ka reaguar pas skandalit të fundit të publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila. Nëpërmjet një...
Blerina Matraku ka reaguar publikisht pasi u shfaqe në videot intime të kompozitorit Adi Hila, duke zgjedhur të mos mbrohet apo të justifi...
Një tragjedi e rëndë ka goditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...

Shtetet e Bashkuara kanë larguar nga territori amerikan dy anëtarë të delegacionit iranian që kishin marrë pjesë në punimet e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Lajmi u bë i ditur të shtunën nga Departamenti amerikan i Shtetit. Sipas një zyrtari amerikan, dy përfaqësuesit iranianë kishin qëndruar në Nju Jork edhe pasi përfundoi Asambleja e Përgjithshme, pavarësisht kërkesës për t’u larguar nga SHBA-ja.
“Dy anëtarë të tjerë të delegacionit iranian vazhdonin të ishin në Nju Jork shumë kohë pas përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme. Ata tashmë janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi zyrtari për AFP, duke theksuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka trajtuar çështjen me seriozitet.
Sipas raportimeve të mediave amerikane, Departamenti i Shtetit i kishte kërkuar ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe delegacionit të tij që të largoheshin nga vendi të hënën. Vendimi për dëbimin e dy anëtarëve u mor pasi autoritetet amerikane mësuan nga misioni iranian pranë OKB-së se ata vazhdonin të qëndronin në SHBA edhe të premten.
Njëri prej tyre u largua nga territori amerikan të premten në mbrëmje, ndërsa anëtari i dytë u nis të shtunën në mëngjes, raportoi Axios.
Zhvillimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten të tensionuara. Vetëm një javë më parë, zyrtarë amerikanë dhe iranianë zhvilluan takime në Nju Jork, në kuadër të kontakteve në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump kishte hedhur poshtë një propozim të Teheranit lidhur me rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë, ai deklaroi për mediat amerikane se priste që negociatat mes dy vendeve të rifillonin në ditët në vijim.
Nga ana tjetër, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA raportoi se Teherani nuk kishte aktualisht të planifikuara bisedime të tjera të drejtpërdrejta me administratën amerikane.
Me miratimin e ligjit për ngritjen e qendrave për dëbimin e azilkërkuesve të refuzuar në vende të treta gjatë vendet a...
Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës po votojnë këtë të diel në zgjedhjet e përgjithshme, në një klimë ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të qarta se Uashingtoni po shqyrton rifillimin e mundshëm të operacioneve ushtarake...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Ukraina do të intensifikojë sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës energjet...
Salih Ahmed Hamid, 13-vjeç, nga lagjja Shuxhaije në lindje të qytetit të Gazës, nuk ka hequr dorë nga pasioni për futbollin...
Një grua u shfaq në ballkonin e saj me një armë dhe kërcënoi një grup protestuesish jashtë shtëpisë së sa...
Para vitit 1965, Vinh Moc ishte një fshat i qetë peshkatarësh në Vietnamin qendror. Peizazhi përreth ishte i gjelbër, me fusha ori...
Qeveria ukrainase thuhet se ka vendosur t’i përgjigjet valës së re të bombardimeve nga Moska, me sulme masive ndaj rafinerive ruse, ed...
Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një tubimi...
Në mesnatë, rrugët e një lagjeje të banuar në Hamburg u kthyen në skenën e një operacioni të pazakontë us...