E djathta ekstreme po forcohet në Francë/ Partia e Le Pen fiton një grup parlamentar në Senat për herë të parë

Tubimi Kombëtar (RN) i Marine Le Pen ka siguruar për herë të parë numrin e nevojshëm të senatorëve për të formuar një grup parlamentar në Senatin francez. Pas zgjedhjeve të pjesshme, RN dhe aleatët e saj do të kenë gjithsej 14 senatorë, duke rritur ndjeshëm praninë e tyre në dhomën e dytë të Parlamentit francez.
Në zgjedhjet indirekte, ku u rinovuan 178 nga 348 vendet e Senatit, RN zgjodhi nëntë senatorë të rinj, ndërsa aleatët e saj siguruan edhe dy mandate. Mediat shkruajnë se ky rezultat i mundëson partisë të kalojë për herë të parë pragun prej 10 senatorësh dhe të krijojë një grup parlamentar autonom në Senat.
Rezultati forcon praninë parlamentare të RN-së në Francë, e cila tashmë ka një numër të konsiderueshëm deputetësh në Asamblenë Kombëtare. Marine Le Pen e cilësoi rezultatin si më të mirë nga sa pritej. Senatorët francezë zgjidhen përmes një procesi indirekt nga një kolegj elektoral ku bëjnë pjesë deputetë, senatorë dhe kryesisht përfaqësues të zgjedhur vendorë.
Lexo edhe
BOTA
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Legas dënohet me 5 vite e 9 muaj burg

Irani: Presim përgjigjen përfundimtare të SHBA-së për rihapjen e Hormuzit

Dha dorëheqjen si President, Vuçiç kandidat për kryeministër

Policia malazeze gjen 1 milion euro dhe pajisje IT në apartamentin e shtetasve rusë të arrestuar

Shpërthim gjatë fluturimit të avionit me pasagjerë të Lufthansa

Irani kap dronin e dytë nënujor amerikan në Hormuz

Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi/ Netanyahu urdhëron përgatitjen e çështjes kundër Erdogan në Hagë

Mbesës së Putin i hiqet mbiemri Zelensky





