Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon Muzeu hebraik në Vlorë, Gjykata lë në fuqi pezullimin e punimeve Protesta/ Studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit Mbështeti protestat në Shqipëri, Egjipti shpall organizatë terroriste forumin e drejtuar prej Kryetarit të ... VIDEO/ Rama në Dublin, shqiptarët e presin me protestë: Jep dorëheqjen! Shqipëria nuk është në shitje Grabitja e 60 mijë eurove në Raiffeisen Bank, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar Rusia “përjashton” Europën nga negociatat për Ukrainën, Medinsky: Pozicioni i saj është i paqartë, të mësoj... Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë Bisedimet për paqen në Ukrainë zgjasin më pak se dy orë, SHBA, Rusia dhe Kievi pa marrëveshje Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit
BOTA

Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi/ Netanyahu urdhëron përgatitjen e çështjes kundër Erdogan në Hagë

P
Piranjat27 September 2026, 22:13 · 2 min lexim
Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi/ Netanyahu urdhëron

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një grup ministrash të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë izraelitë të nisin përgatitjen e një çështjeje kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Lajmi është raportuar nga agjencia izraelite i24NEWS, sipas së cilës çështja do të përqendrohet kryesisht te trajtimi i pakicës kurde në Turqi dhe akuzat për financimin e Hamasit nga qeveria turke.

Urdhri i Netanyahut dyshohet se erdhi pasi Erdogan njoftoi se i kishte kërkuar Interpolit të lëshonte një “njoftim të kuq” kundër kryeministrit izraelit, duke e akuzuar atë për gjenocid.

Sipas i24NEWS, përgatitja e çështjes është pjesë e disa lëvizjeve përshkallëzuese mes dy vendeve. Izraeli mund ta referojë çështjen në gjykatë ose të kërkojë që një vend i tretë të nisë procesin.

Izraeli nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pasi nuk është palë në Statutin e Romës. Edhe Turqia nuk e ka nënshkruar këtë statut.

Megjithatë, burimet e cituara nga i24NEWS thonë se Izraeli nuk synon domosdoshmërisht ta çojë deri në fund procesin. Sipas tyre, ekzistenca e një çështjeje të tillë mund të përdoret si mjet presioni ndaj Erdoganit dhe si masë parandaluese.

Zyra e kryeministrit Netanyahu dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë në Izrael nuk pranuan të komentojnë mbi raportimin.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.