Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
BOTA

Shpërthim gjatë fluturimit të avionit me pasagjerë të Lufthansa

P
Piranjat27 September 2026, 22:40 · 2 min lexim
Shpërthim gjatë fluturimit të avionit me pasagjerë të

Një avion i Lufthansa-s, që po fluturonte nga Frankfurti drejt Lisbonës, u devijua të shtunën në mbrëmje, më 26 shtator, drejt Lionit, pasi një bateri e jashtme (powerbank) në pronësi të një pasagjeri mori flakë në bord. Incidenti nuk shkaktoi të lënduar. Lajmi u konfirmua të dielën nga kompania për agjencinë AFP.

Ngjarja ndodhi në fluturimin LH1170, një Airbus A321-200 me 198 pasagjerë në bord, i cili ishte nisur drejt kryeqytetit portugez. Ekuipazhi ndërhyri menjëherë për ta vënë në siguri baterinë, duke e vendosur në një qese mbrojtëse të posaçme për bateritë me litium, shpjegoi një zëdhënës i Lufthansa-s.

Për arsye sigurie, pilotët vendosën ta devijonin fluturimin drejt Lionit, në Francën qendrore-lindore, dhe shpallën emergjencë për të marrë përparësi në ulje. Avioni u ul pa probleme pak para orës 20:00.

198 pasagjerët zbritën normalisht nga avioni dhe, së bashku me gjashtë anëtarët e ekuipazhit, kaluan natën në një hotel përpara se të vijonin udhëtimin drejt Lisbonës.

Lufthansa shprehu keqardhje për “situatën dhe ndërprerjen e udhëtimit që ajo shkaktoi për pasagjerët”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

“Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazheve tona mbetet gjithmonë përparësia absolute e Lufthansa-s”, shtoi ai.

Kompania ajrore ndalon përdorimin dhe karikimin e baterive të jashtme në bord, megjithëse pasagjerët lejohen të transportojnë deri në dy powerbank në kabinë, duke respektuar disa kushte të përcaktuara sigurie. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.