Federata Rumune e Futbollit me risi, prezanton kartonin e zi! Do të përdoret ndaj prindërve dhe tifozëve në tribuna
Federata Rumune e Futbollit, FRF ka prezantuar një karton të ri të zi për të ndihmuar në parandalimin e sjelljes abuzive nga prind...
Federata Rumune e Futbollit, FRF ka prezantuar një karton të ri të zi për të ndihmuar në parandalimin e sjelljes abuzive nga prind...
Shqipëria ka arritur nivele rekord të investimeve të huaja gjatë viteve të fundit, por korrupsioni, krimi i organizuar dhe pastrimi i...
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe &eu...
Ish deputetin i PL, Petrit Vasili teksa komentoi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, të prezantuara këtë të mërkur&eum...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Pr...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 81.7 lekë. Ndërk...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 124-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi të nivelit të mesëm, një strukturë e lidhur me pesh&eu...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjith territor...
DashiMarrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim me tepër. Ne disa momente do iu duket ve...

Kur aktivistja Sanaz Yekta u kthye në shtëpi pasi u lirua në shkurt nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, shumë prej sendeve të saj mungonin. Policia kishte bastisur banesën e saj në kryeqytetin Teheran, pasi ajo ishte arrestuar dhe akuzuar në vitin 2025 për fyerjen e liderit suprem. Sipas saj, policia i kishte marrë, ndër të tjera, stolitë e saj prej ari dhe argjendi, si dhe orën inteligjente. Pavarësisht se 46-vjeçarja u lirua, autoritetet po i mbajnë sendet e saj dhe po e sfidojnë gjykatën e cila urdhëroi që t’i ktheheshin ato.
“Vërtet nuk e di se si duhet t’i kthej sendet e mia”, tha Yekta në një intervistë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë.
“Unë vërtet kam nevojë për këto sende”, tha gruaja nga Teherani.
Yekta nuk është e vetme. Aktivistët thonë se autoritetet zakonisht refuzojnë t’ua kthejnë sendet njerëzve të konsideruar të burgosur politikë, duke argumentuar se kjo praktikë synon t’i ndëshkojë ish-të burgosurit edhe pasi të jenë liruar.
Për ish-të burgosurit politikë, humbja e sendeve të tyre mund të jetë goditje e rëndë, veçanërisht pasi shumë prej tyre nuk lejohen të punojnë në institucionet shtetërore. Lufta gati shtatëmujore me Shtetet e Bashkuara e ka thelluar krizën ekonomike të Iranit, duke i lënë edhe më të cenueshëm ata që tashmë përballen me vështirësi financiare.
“Pse u duhet institucioneve të sigurisë ari i një të burgosuri politik?” pyeti Yekta, e cila është pjesëtare e komunitetit hebre të Iranit. “Kur të burgosurit politikë lirohen, ata kanë nevoja financiare dhe e kanë të vështirë të gjejnë punë”.
Yekta ka hyrë dhe ka dalë nga burgu disa herë vitet e fundit. Në vitin 2024, ajo u mbajt në paraburgim për gjashtë muaj, nën akuzat se kishte valëvitur një flamur izraelit në publik dhe kishte shprehur mbështetje për Izraelin, armikun kryesor të Republikës Islamike. Më pas, në fund të vitit të kaluar, ajo u dënua për fyerjen e liderit suprem. Yekta u dënua me pesë vjet burgim, por u lirua para kohe për arsye shëndetësore.
Edhe ish-të burgosur të tjerë politikë kanë bërë pretendime të ngjashme.
Mohammad Habibi, mësues dhe aktivist sindikal, tha se policia ia konfiskoi dy telefonat celularë, një laptop dhe libra kur e arrestoi në vitin 2022. Sipas tij, sendet ende nuk i janë kthyer më.
“Ata e quajnë konfiskim; në realitet, është plaçkitje”, shkroi Habibi në një postim në X.
Mehdi Mahmoudian, një aktivist i njohur për të drejtat e njeriut dhe ish-i burgosur politik, tha se autoritetet kanë refuzuar t’ia kthejnë sendet personale, përfshirë telefonat celularë, më shumë se tetë muaj pasi u ndalua dhe më pas u lirua.
Kjo, sipas tij, ka ndodhur pavarësisht urdhrave të përsëritur të gjykatës për t’ia kthyer sendet.
“Duket se në Republikën Islamike, një urdhër gjykate nuk është asgjë më shumë se një letër. Prandaj, me sa duket, pronësia e njerëzve respektohet vetëm për aq kohë sa një institucion i sigurisë nuk ka vënë syrin te sendet e tyre”, shkroi Mahmoudian në X më 16 shtator.
“Kur një institucion i sigurisë konfiskon pronën e njerëzve dhe shpërfill urdhrin gjyqësor për ta kthyer atë, konfiskimi është thjesht një emër i sjellshëm për përvetësimin e pasurisë së njerëzve”, shtoi ai.
Konfiskime “arbitrare”
Sipas Kodit Penal të Iranit, sendet e konfiskuara duhet të kthehen kur nuk janë më të nevojshme për një hetim penal, përveç rasteve kur pronësia e tyre është e kontestuar ose kur ato i nënshtrohen konfiskimit apo shkatërrimit të ligjshëm.
Por Mousa Barzin, avokat iranian dhe ekspert ligjor me bazë në Turqi, i tha Radio Fardas se kjo nuk ndodh gjithmonë.
“Së pari, vetë konfiskimi mund të kryhet në mënyrë arbitrare, pa një urdhër gjykate. Agjentët e sigurisë mund të hyjnë në shtëpinë e dikujt dhe t’i marrin sendet pa bërë madje një listë të sendeve ose pa pasur autorizim ligjor për t’i konfiskuar ato”, tha ai.
“Së dyti, gjatë hetimit dhe procedurave gjyqësore, shpesh nuk merret parasysh fakti se këto sende duhet t’i kthehen personit pasi hetimi të ketë përfunduar”, shtoi ai./REL
Presidenti amerikan Donald Trump organizoi të martën një takim me drejtuesit kryesorë të teknologjisë, për atë që a...
Ky është momenti tronditës kur një turiste e tmerruar hidhet rreth 80 metra në një kanion, pavarësisht lutjeve të saj dr...
Sipas një raporti në gazetën El Mundo, figurat e opozitës ruse thuhet se janë vënë në shënjestër të nj&eu...
Protestat studentore që kanë përfshirë Francën prej ditësh janë përshkallëzuar këtë të mërkur&e...
Pasagjerët që ndodheshin në avionin që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit në Izrael, kanë përshkruar tmerrin që p...
Dy persona janë arrestuar në Serbi nën dyshimin për spiunazh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Prokuroria e Lartë Publike n...
Administrata e presidentit Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), një organ i Këshil...
Ish-presidenti amerikan po nxit figurat e Partisë Demokratike që mund të synojnë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028 të...
Fillimisht pritën të binte nata, më pas hynë në veprim, duke anashkaluar sistemet e sigurisë dhe duke fikur pajisjet e radarit. N&...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Cutron, në provincën e Krotones, në Kalabri. Një 60-vjeçare dhe djali i saj 28-vje&cc...