BOTA

“Kam vrarë vetëm 9”/ Njihuni me ‘engjëllin e vdekjes', infermieren e spitalit pediatrik me aftësinë e rrallë

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shtator 2026, 17:41
“Kam vrarë vetëm 9”/ Njihuni me ‘engjëllin e

Ajo është infermierja vrasëse që u bë famëkeqe shumë kohë përpara se Lucy Letby të dënohej me burg. Beverly Allitt vrau katër fëmijë, tentoi të vriste tre të tjerë dhe plagosi gjashtë të tjerë. Tani, The Sun mund të zbulojë detaje nga jeta e kësaj gruaje brenda spitalit psikiatrik të sigurisë së lartë Rampton.

Tregojmë se si “Engjëlli i Vdekjes” ka kaluar dekada duke tentuar të dëmtojë veten, në mënyrë që të rikthehet në spital – vite pasi ndiqte foshnjat në pavijonin pediatrik të spitalit Grantham and Kesteven në Lincolnshire.

57-vjeçarja u diagnostikua me sindromën “Munchausen” me anë të një personi tjetër, një gjendje ku dikush dëmton një person tjetër për të tërhequr vëmendjen, pasi u shpall fajtore për krimet e saj të rënda.

Një burim i tha The Sun: “Ajo sillet si e burgosura model dhe është gjithmonë bashkëpunuese, pa u ankuar kurrë, por gjithmonë ka diçka të errët tek ajo. Ajo duhet të mbikëqyret nga afër, sepse ka një histori të përpjekjeve për të dëmtuar veten, në mënyrë që të dërgohet në urgjencë. Në të kaluarën ka tentuar të gëlltisë copa të vogla qelqi dhe ka hedhur ujë të valë mbi duar. Është sikur thjesht nuk mund të ndalet dhe të kuptojë atë që u ka bërë atyre foshnjave të pafajshme dhe familjeve të tyre – gjithçka sillet rreth saj. Ajo nuk do të largohet kurrë nga Rampton dhe mendoj se edhe ajo e di këtë.”

Rasti ka ngjashmëri të dukshme me atë të Lucy Letby, 36 vjeçe, e cila vuan 15 dënime të përjetshme pa mundësi lirimi për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për të vrarë shtatë të tjera në spitalin Countess of Chester. Letby u akuzua se u injektonte viktimave ajër dhe insulinë, por ajo ka këmbëngulur gjithmonë në pafajësinë e saj, ndërsa deputetë, mjekë dhe avokatë të njohur po përpiqen të rrëzojnë dënimet ndaj saj.

Në rastin e Allitt, nuk pati kurrë dyshime mbi fajësinë e saj. Viktimat e saj ishin nga shtatë javëshe deri në 11 vjeç.

Sot, ajo i kalon ditët në “Rampton”, herë në dhomën e saj, herë në kurse arti dhe punimesh artizanale, ose në seanca individuale terapie dhe këshillimi.

Detektivi i lartë që zbardhi krimet e infermieres tha se ajo është mjeshtre e manipulimit, e cila dikur i shfrytëzoi aq shumë punonjësit e “Ramptonit”, sa drejtuesit u detyruan të ndryshonin turnet për ta penguar.

Ish-komisari i policisë Stuart Clifton, i cili drejtoi hetimin për vrasjet në spital, tha: “Kur Allitt shkoi për herë të parë në ‘Rampton’, ajo manipulonte vazhdimisht stafin, aq sa u detyruan të ndryshonin turnet.

Nuk e kuptova kurrë saktësisht se si e bënte, por imagjinoj se ajo bëhej shumë miqësore me punonjësit për të arritur atë që dëshironte, duke i dërguar të merrnin batanije apo gjëra të ngjashme, në mënyrë që të mbetej vetëm. Ajo gënjente shumë. U thoshte njerëzve se prindërit e saj ishin ndarë dhe se i ishte dashur të jetonte me një teze në Cornwall. Ishte një model sjelljeje që kishte nisur që në moshë të vogël. Bënte gjithçka për të marrë pak vëmendje. Kur u arrestua, ajo gjithashtu zhvilloi anoreksi dhe u paraqit në gjykatë disa kilogramë më e dobët, pasi nuk hante. Ishte një tjetër shembull i përpjekjes së saj për të ruajtur kontrollin.”

Allitt ishte infermiere në trajnim kur iu dha një kontratë gjashtëmujore në spitalin e Lincolnshire në vitin 1991. Ajo e kishte përfunduar trajnimin me vështirësi dhe, para dhe gjatë krimeve të saj, paraqitej rregullisht në urgjencën e të njëjtit spital për episode të përsëritura të vetëdëmtimit. Gjatë një periudhe prej 59 ditësh, duke nisur nga shkurti i vitit 1991, katër foshnja vdiqën pasi u shtruan në Pavijonin 4, ku punonte Allitt. Ato ishin dërguar në spital për probleme të lehta shëndetësore. Nëntë fëmijë të tjerë pësuan kolaps pasi infermierja u injektoi në trup shiringa me insulinë ose klorur kaliumi, por ata u reanimuan nga mjekët.

Allitt u dënua me një minimum prej 30 vitesh burg, por brenda pak javësh u transferua në “Rampton”. Ajo ka kaluar pesë vitet e fundit duke kërkuar të rikthehet në një burg të zakonshëm, ku mund të aplikojë për lirim me kusht – një mundësi që nuk ekziston në kujdesin psikiatrik.

Në gjyqin e saj në vitin 1993, Allitt u deklarua e pafajshme, duke i shkaktuar vuajtje familjeve të viktimave, të cilat u detyruan të dëgjonin detaje mbi mënyrën se si kishin vdekur fëmijët e tyre.

Katër muaj më vonë, ajo rrëfeu krimet e saj detektivit Stuart Clifton gjatë një takimi ku ishte i pranishëm edhe avokati.

Ish-polici tha: “Ajo u kthye nga unë dhe tha: ‘Kam vrarë vetëm nëntë’.

Ajo nuk pranoi të tjerat dhe mendoj se mohoi njërën prej tyre sepse ende kishte kontakte me familjen, pasi ishte bërë kumbara e fëmijës së tyre.

Ajo refuzoi të jepte ndonjë detaj. Unë doja që të më tregonte saktësisht se çfarë kishte bërë, por ajo u largua.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime