Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari
BOTA

Gruaja shtyp me makinë djalin e vogël të ish-të dashurit para syve të prindërve

P
Piranjat27 September 2026, 16:39 · 4 min lexim
Gruaja shtyp me makinë djalin e vogël të ish-të dashurit

Nuk do të kishte qenë një aksident dhe as një shpërqendrim në timon, por një gjest hakmarrës. Në timonin e makinës që përplasi një fëmijë 5-vjeçar mbrëmjen e së shtunës në Torino, ndodhej ish-e dashura e babait të vogëlushit.

Dinamika

Fëmija po ecte në rrugë së bashku me prindërit e tij. Gruaja në timon e përplasi fëmijën, duke shkaktuar momente terrori të vërtetë para syve të familjarëve të tmerruar dhe të dëshpëruar, si dhe të disa banorëve që dolën në rrugë. Ekipet e urgjencës mjekësore 118 ndërhynë menjëherë dhe e transportuan fëmijën me kod të kuq në spitalin pediatrik Regina Margherita, ku vijon të jetë i shtruar dhe gjendja e tij mbetet e rëndë.

Hetimet

Për gruan që drejtonte makinën u vendos menjëherë masa e ndalimit, nën akuzën për vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa hetuesit po punojnë për të rindërtuar në detaje tensionet dhe konfliktet e mëparshme sentimentale që mund të kenë qenë në themel të ngjarjes.

Avokati: “Nuk e përjashtoj që të ketë qenë aksident”

“Ende nuk kam pasur mundësi ta takoj, por fakti që vajza dhe babai i fëmijës njiheshin, nuk e përjashton automatikisht mundësinë e një aksidenti. Hipoteza e aksidentit është diçka që do ta mbaja ende në konsideratë, me veçantinë se personat njiheshin”, deklaroi avokati i gruas së ndaluar.

“Nga gjendja e fëmijës, besoj se mund të flasim për faktin se i vogli është goditur, se ka pasur një kontakt me makinën, dhe jo domosdoshmërish se është përplasur nga makina. Por ende nuk kam elemente të mjaftueshme dhe nuk kam mundur të flas me vajzën, ndaj këto janë vetëm hipoteza”, shtoi ai.

“Duket se babai i fëmijës – shpjegon më tej avokati – e ka njohur atë dhe se prej këtu ka lindur dyshimi për qëllimin e veprimit. Unë nuk e di se çfarë marrëdhënieje kishte ajo me babain e fëmijës, nuk e di nëse ishte ish-partnerja e tij. Di vetëm se, sipas asaj që është thënë, ka qenë ky burrë që ka deklaruar se e njihte. Nuk e di nëse, në momentin e panikut kur pa atë që kishte ndodhur, babai ka thënë: ‘E njoh, e bëri me dashje’, apo nëse ka qenë thjesht një rastësi”.

“E ëma e vajzës, e cila megjithatë nuk ishte me të, e di se ajo nuk është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha avokati. “Nuk e di nëse ka zbritur menjëherë nga makina, por më pas, me sa dimë, ka qenë në vendin e ngjarjes dhe aty është ndaluar. Nuk e di nëse ka qenë 100 metra apo një metër larg vendit ku ndodhej fëmija”.

“E ëma e saj më ka thënë se, me sa duket, në makinë me të ndodhej një partner ose një mik, por në timon ishte ajo. Megjithatë, të gjitha këto janë elemente që ende nuk kam mundur t’i verifikoj me vetë të interesuarën”, shtoi avokati.

“Di vetëm – saktësoi në fund avokati – se për momentin vajzës i janë atribuar akuzat për vrasje të mbetur në tentativë dhe për plagosje të rëndë, të paktën nga ana e forcave të rendit. Më pas do të shohim se çfarë vendimi do të marrë prokuroria”. /PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.