Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
BOTA

Kaosi dhe përleshjet pushtojnë Francën! Përshkallëzojnë protestat e të rinjve, qindra të arrestuar

P
Piranjat 1 October 2026, 15:43 · 2 min lexim
Kaosi dhe përleshjet pushtojnë Francën!

Përshkallëzohen protestat e nxënësve te shkollave te mesme në Francë , me incidente të dhunshme të regjistruara në disa qytete të vendit. Në Marsejë, qindra të rinj rrethuan dhe më pas i vunë flakën një automjet zjarrfikës pranë një shkolle. Në një tjetër shkollë të qytetit, drejtori u sulmua dhe u spërkat me benzinë duke marrë lëndime në trup.

Zjarr u raportua në hyrjen e një shkolle në Nantë, por autoritetet thanë se flakët u vunë nën kontroll dhe se nuk pati të plagosur.  Në qytetin juglindor të Strasburgut autoritetet urdhëruan pezullimin e trameve për të kufizuar lëvizjet e demonstruesve. Protestat dhe bllokadat kanë nisur javën e kaluar dhe lidhen me mungesën e stafit, kushtet e dobëta të ndërtesave shkollore dhe shqetësimet për politikat e reja të qeverisë.

“Ne kemi kushte qe nuk janë aspak të pranueshme. Kemi buburreca që enden nëpër klasa dhe korridore, si edhe minj. Dritaret janë të prishura. Na duhet të kemi doreza për çdo klasë, vetëm për të provuar t’i hapim dritaret”.

Protestat u përhapën nga perfieritë e Parisit në të gjithë vendin, me qeverinë që akuzon politikanët e së majtës ekstreme për inkurajimin e trazirave. Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se, 650 persona ishin ndaluar të mërkurën dhe të paktën 83 policë e pjesëtarë të xhandarmërisë kishin mbetur të plagosur në protestat që kanë prekur në total 356 shkolla. Ndërkohë lëndime kanë marrë edhe 119 të rinj dhe pjesëtarë të stafit shkollor. 

Qeveria ka dënuar ashpër dhunën, ndërsa ministri i Arsimit ka kërkuar që mësimi të zhvillohet online në shkollat e bllokuara. Mes qyteteve më të prekura janë Parisë, Bordoja, dhe Lioni.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.