Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
116 urdhër-arreste dhe njoftim i kuq nga Interpoli, kapet në Greqi bosi i mafias turke, ekstradohet në Turq... Historia tronditëse e birësimeve të paligjshme në Kili/ U ndanë me forcë 41 vite më parë, nëna ribashkohet ... Shisnin drogë pranë shkollave në Laç, arrestohen dy persona, sekuestrohen kanabis dhe kokainë SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli “Keni frikë të dilni nga Kuvendi”, Ina Zhupa-deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Kulturës: Jeni tmerr... Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë Zbulohet shkelje në etiketim, Dogana e Tiranës bllokon 156 mijë produkte ushqimore dhe lodra Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë kundrejt pagesës, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim një tjetër... Mijëra qytetarë ‘pushtojnë’ rrugët e Athinës: Qiraja e papërballueshme, vendi në krizë të rëndë financiare... Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia
BOTA

Kapiteni i Flydubai rrëfen sulmin në kabinë: Avioni po binte, duhej të hapja derën

P
Piranjat 2 October 2026, 15:11 · 2 min lexim
Kapiteni i Flydubai rrëfen sulmin në kabinë: Avioni po binte,

Kapiteni indian i një fluturimi të Flydubai, Smit Machchhar, ka rrëfyer nga spitali momentet e vështira gjatë incidentit në bordin e avionit që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, pasi u sulmua nga bashkëpiloti.

Machchhar, i cili ndodhet në Abu Dhabi dhe raportohet në gjendje të qëndrueshme, ka treguar gjatë një bisede me kryeministrin indian Narendra Modi se, pavarësisht plagëve të marra, arriti të hapte derën e kabinës së pilotëve.

“E kuptova që avioni po binte. Rashë në dysheme. I thashë vetes: dera është aty, thjesht hape. Arrita ta bëja dhe njerëzit hynë brenda”, ka rrëfyer ai.

Pas hapjes së derës së kabinës, disa pasagjerë hynë brenda dhe ndihmuan në neutralizimin e bashkëpilotit. Më pas, pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit morën kontrollin e avionit, i cili u devijua dhe kreu një ulje emergjente në Tabuk të Arabisë Saudite.

Avioni, një Boeing 737 MAX 8, po fluturonte nga Dubai drejt Tel Avivit dhe kishte 174 persona në bord, sipas të dhënave të publikuara nga Reuters. Gjatë incidentit, avioni humbi me shpejtësi lartësi, përpara se situata të vihej nën kontroll dhe të kryhej ulja emergjente.

Bashkëpiloti, shtetas i Omanit, u ndalua pas uljes dhe po merret në pyetje nga autoritetet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të incidentit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se bashkëpiloti kishte kaluar një proces radikalizimi islamist, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se motivi mbetet pjesë e hetimit.

Kapiteni Machchhar dhe bashkëpiloti u dërguan për trajtim mjekësor pas uljes në Tabuk, ndërsa kapiteni më pas u transferua në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasada e Indisë ka raportuar se ai po rikuperohet.

Ngjarja ndodhi më 30 shtator, ndërsa hetimet nga autoritetet saudite, emiratase dhe izraelite vijojnë për të zbardhur plotësisht sulmin dhe motivet e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.