Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se kundërshtarët e Teheranit nuk guxojnë më të avancojnë përtej Detit Arabik, pas asaj që ai i cilësoi si “goditje të rënda” në Ngushticën e Hormuzit...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të largohen përfundimisht nga Lindja e Mesme, pas atyre që ai i përshkroi si “goditje të rënda” në Ngushticën e Hormuzit, sipas një deklarate të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.
“Sot, pasi pësuan goditje të rënda nga luftëtarët trima dhe mbrojtësit e Ngushticës së Hormuzit, armiqtë nuk guxojnë më të avancojnë përtej Detit Arabik”, tha Khamenei, pa përmendur drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara.
Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur pasoi të atin në mars. “Sa herë që e kanë marrë këtë rrezik, e vetmja gjë që kanë arritur është të dëmtojnë veten. Nuk është e largët dita kur edhe Deti Arabik do të çlirohet nga prania e tyre”, shtoi ai.
Anijet që lundrojnë drejt brigjeve iraniane dhe Ngushticës së Hormuzit kalojnë përmes Detit Arabik, i cili shtrihet mes Gadishullit Arabik dhe Indisë.
Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë pretenduar kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve detare me rëndësi strategjike për transportin ndërkombëtar të energjisë.
Teherani mbylli Ngushticën e Hormuzit pas shpërthimit të luftës më 28 shkurt, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara u përgjigjën duke vendosur bllokadë ndaj porteve iraniane.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO tronditëse/ Oficeri i policisë në pension i jep fund jetës në sheshin e protestës. Mesazhi drithërues në rrjetet sociale

Videoja e Trumpit zemëron opozitën, keqpërdorim i parave publike apo mesazh patriotik?

Krimi horror/ Pedagogia ‘Satana’ copëtoi trupin e 39-vjeçarit. Nga aroma e portokallit te telefonatat me ish-partneren, detaje nga ngjarj...

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Senati italian miratoi ligjin për futjen e energjisë bërthamore në sistemin energjetik





