Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi!
AKTUALITET

“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 30-vjeçari Anxhelo Brisku, duke zbuluar se konflikti ka ndodhur në rrethana të ndryshme nga ato që kishte deklaruar fillimisht i plagosuri. Burime bëjnë me dije se gjatë pasdites së sotme është shoqëruar në komisariat autori i dyshuar i plagosjes, një 35-vjeçar […]

P
Piranjat25 November 2026, 21:01 · 2 min lexim
“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq,

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 30-vjeçari Anxhelo Brisku, duke zbuluar se konflikti ka ndodhur në rrethana të ndryshme nga ato që kishte deklaruar fillimisht i plagosuri.

Burime bëjnë me dije se gjatë pasdites së sotme është shoqëruar në komisariat autori i dyshuar i plagosjes, një 35-vjeçar me inicialet I.M.

Sipas të dhënave të siguruara gjatë hetimeve, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në fshatin Zvezdë të Maliqit, ku Anxhelo Brisku dyshohet se ka hyrë duke u prezantuar si punonjës policie dhe më pas ka goditur me sende të forta 35-vjeçarin.

Ky i fundit, gjatë konfliktit, dyshohet se e ka goditur Briskun me një mjet të mprehtë, duke e lënë të plagosur.

 

Ndërkohë, hetimet kanë zbuluar se 30-vjeçari ka dhënë një version të rremë për rrethanat dhe vendin e ngjarjes. Fillimisht, Brisku kishte pretenduar se ishte duke ecur në rrugë në fshatin Neviçisht, kur ishte sulmuar nga disa persona.

Pas zbardhjes së dinamikës së konfliktit, policia ka shpallur në kërkim edhe vetë Anxhelo Briskun, për shkak të deklarimeve të rreme lidhur me ngjarjen.

Gjithashtu, në kërkim është shpallur edhe një tjetër 30-vjeçar, i dyshuar për moskallëzim krimi, pasi ka qenë dëshmitar i konfliktit.

Policia po vijon veprimet procedurale ndaj 35-vjeçarit të shoqëruar, ndërsa hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.