Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak?
POLITIKE

Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit

Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit mund të kenë të drejtën të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku dëshirojnë të vizitohen, me kusht që të mbulojnë shpenzimet mjekësore dhe kostot e tjera që rrjedhin nga zgjedhja e tyre.

P
Piranjat25 November 2026, 21:19 · 3 min lexim
Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime

Të dënuarit me burgim dhe të paraburgosurit mund të kenë të drejtën të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku dëshirojnë të vizitohen, me kusht që të mbulojnë shpenzimet mjekësore dhe kostot e tjera që rrjedhin nga zgjedhja e tyre.

Ky është propozimi i deputetes së Partisë Socialiste, Enriketa Jaho, e cila ka depozituar më 19 nëntor në Kuvend një projektligj për ndryshimin e ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.

Nisma, e protokolluar me numrin 6597, parashikon riformulimin e nenit 41 të ligjit dhe transferimin e përgjegjësisë për kujdesin shëndetësor të të burgosurve nga sistemi penitenciar te strukturat në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas projektligjit, personat e privuar nga liria do të përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht joaktivë, duke përfituar pa pagesë shërbimet e mbuluara nga skema e sigurimeve shëndetësore.

Një nga parashikimet e pikës 4 të nenit të riformuluar është e drejta e të burgosurve për të zgjedhur mjekun ose institucionin shëndetësor brenda vendit, kundrejt mbulimit të shpenzimeve prej tyre.

Për të dënuarit në institucionet e sigurisë së lartë, ushtrimi i kësaj të drejte do të bëhet vetëm pas vlerësimit të rrezikshmërisë së tyre.

Ndërsa për personat e vendosur në regjimin e posaçëm, sipas nenit 17 të ligjit, kjo e drejtë nuk do të zbatohet, përveç rasteve kur shërbimi i kërkuar nuk ofrohet nga strukturat shëndetësore të burgjeve dhe institucionet spitalore.

Projektligji përcakton gjithashtu detyrimin e personelit mjekësor për të vizituar pa vonesa të burgosurit e sëmurë, në varësi të urgjencës dhe nevojave të tyre shëndetësore. Kërkesa për vizitë mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht.

Kujdesi shëndetësor kalon në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë

Sipas relacionit shoqërues, qëllimi i nismës është integrimi i shërbimit shëndetësor të burgjeve në sistemin publik shëndetësor, duke garantuar standarde të barabarta kujdesi për të burgosurit dhe pjesën tjetër të popullsisë.

Rregullat e hollësishme për organizimin dhe funksionimin e këtij shërbimi, si dhe për skemën e sigurimeve shëndetësore të të burgosurve, do të përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë.

Sipas relacionit, projektligji nuk parashikon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, por transferimin e përgjegjësive administrative dhe rishpërndarjen e fondeve ekzistuese ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.