Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licencimin

Emisioni Plug ka publikuar sonte një tjetër skandal, ku ligjet e shtetit shqiptar trajtohen si letër higjenike, përballë familjarëve të kryeministrit Edi Rama, kur bëhet fjalë për për pasurimin e tyre. Do tju tregojmë se si Ols Rama, Vëllai i kryeministrit ka shtrirë aktivitetin e tij në lojrat e fatit me licenca kazionsë, e për këtë janë përdorur një zinxhir kompanishë e prestanome, ku përfituesi fundor i familjes kryeministrore del qartë. Ky emisionin do të shtrihet në disa puntat, por sot do tju tregojmë vetëm pjesën e parë, ku institucionet e vendosura në rresht, mbyllën sytë e shkelën ligjin me qëllimin e vetëm, dhënien e licencës së Kazinos Olsi Ramës, në emër të njerëzve dhe kompanive të lidhura me të.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Nënkryetari Belind Këlliçi, në korrik të vitit 2026, publikuan një skandal në lidhje me licensën e kazinosë në hotelin me 5 yje Marriot, prane kullës Air Albania të ndërtuar me një procedurë shumë të kundërshtuar.
Pas kësaj deklarate, emisioni PLUG kreu një investigim mbi denoncimet e bëra nga selia blu, për të parë se si kjo licensë lidhet me vëllain e Kryeministrit, Ols Rama. Por veç përfshirjes së vëllait të kryeministrit me presta nome në aktivitetin e lojrave të fatit, situata problemet me shkeljet e rënda të ligjit janë të shumta, që nga institucionet që mbyllin sytë përballë këtij aktiviteti kur bëhet fjalë për miratimin e licencës apo sesi u përfitua toka, e cila më pas u përdor për të rritur kapitalin e kompanisë në vlerën 12 milion euro.
Shoqëria SPACE+, themelohet në qershor të vitit 2021 me aksioner 99% shoqërinë ALB-STAR dhe 1% Ë-CZ Holding s.ro. Kjo e fundit një kompani e regjistruar në Republikën Çeke. SPACE+ mban licensën për të operuar si kazino në një hotel me 5 yje. Sipas detyrimeve ligjore kompania e cila aplikon për marrjen e një license duhet të kishte një kapital minimalisht 1.200.000.000 lekë, e për këtë aksioneri ALB-STAR ka përorur një pronë në qarkun e Fierit.
Në nëntor të vitit 2025, pas miratimit të dhënë nga Autoriteti i Lojrave të Fatit dhe Autoritetit të Konkurrencës, shiten aksionet e kompanisë SPACE+, por në QKB kontrata e depozituar nuk ka të përcaktuar çmimin se sa janë shitur këto aksione të një kompanie me miliona euro fitime aktuale dhe në të ardhmen.
Sipas kontratës noteriale të depozituar në QKB përftojmë disa të dhëna të rëndësishme. Kontrata fillestare mban datën 08.08.2025 e lidhur midis Space+, aksionerit dalës Alb-Star dhe aksionerit hyrës GLG Investment. Sipas kësaj kontrate me marrjen e miratimit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit dhe Autoritetit të Konkurrencës, shitja e aksioneve bëhet efektive.
Në këtë puntatë do analizojmë pikërisht vendimmarrjen e këtyre dy institucioneve. A janë dhënë miratimet nga këto institucione konform ligjit?
Siç u denoncua gjatë konferencës për shtyp në selinë blu, provat për këtë skandal ndodhen në shkresat e instituciove si AMLF, AK, ASHK, Ministrisë së Financave, informacione që sot i ka në dispozicion edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare.
Investigimin tonë po e fillojmë me Autoritetin e Mbikqyrjes së Lojrave të fatit.
Ligji 155/2015 “PËR LOJËRAT E FATIT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, përcakton qartë se një subjekt që ka një licensë për të ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit nuk mund të ndryshojë aksionerët pa një miratim të AMLF.
Për të marrë licensën, ligji ka disa kritere që aksionerët duhet të plotësojnë.
Neni 36, pika 5, i ligjit 155/2015 përcakton:
Neni 36, pika 5, ligji 155/2015
5. Në fazën e pranimit të aplikimeve subjekti aplikues duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:
a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;
b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;
c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;
ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;
d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërine e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;
dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;
e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;
ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të japë informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryehet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server.
Pra sipas përcaktimeve ligjore kompania duhet të kishte një kapital jo më pak se 1.2 miliardë lekë. SPACE+, duke qënë një kompani e re e sapo krijuar enkas për licensimin dhe nuk kishte aktivitet apo kapital të mjaftueshëm, për plorësimin e këtij kriteri, aksioneri ALB-STAR ka vendosur kapital në natyre (jo cash), një tokë.
Toka është në Zharrëz e blerë në vitin 2010 dhe rivlersimi i kryer në vitin 2021 apo 2022 sigurisht që ka llogjikë financiare.
Ligji gjithashtu përcakton se kompania duhet të ketë eksperiencë e mesa duket, për të plotësuar këtë kriter kanë futur si aksioner me 1% ortakun W-CZ Holdings s.r.o.
Sipas të dhënave nga burime të hapura kjo kompani operon në fushën e lojrave të fati.
“W-CZ Holdings s.r.o. është një kompani holding me seli në Çeki, e themeluar në vitin 2019 nga biznesmeni austriak Johannes Eissengruber. Objektivi i saj kryesor korporativ është pronësia, menaxhimi dhe financimi i filialeve dhe aseteve.
Në mënyrë specifike, W-CZ Holdings operon si një mjet investimi dhe holdingu, duke funksionuar kryesisht brenda industrive të lojërave të fatit, kazinove dhe mikpritjes.”
Në qershor të vitit 2022, kompania SPACE+ licensohet nga AMLF. Sa shpjeguam dhe më sipër në nëntor ndryshohet aksioneri, pra AMLF dhe AK japin miratimet e tyre. Por çfarë përcakton ligji në këtë rast, përveç kritereve të përmendura më lartë.
AMLF ka dhënë miratimin në datën 14.10.2025.
Udhëzimi i Ministrit të Financave, Nr.2 datë 09.01.2017, “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit përkatës për dhënien e miratimit nga autoriteti i mbikëqyjes së lajrave të fatit për shitjen, lënien peng, dhurimin dhe çdo formë tjetër të disponimit të aksioneve, aseteve, pasurisë apo makinave të organizatorit të lejuar për zhvillimin e lojrave të fatit” përcaktohet:
KREU I
RREGULLA TË PËRGJITHSHME
4. AMLF-ja me marrjen e kërkesës për dhënien e miratimit për shitjen, lënien peng, dhurimin dhe çdo forme tjetër të disponimit të aksioneve, aseteve, pasurisë apo makinave të organizatorit të lejuar për zhvillimin e lojërave të fatit, në çdo rast informon me shkrim ministrin e Financave.
KREU II
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR DHËNIEN E MIRATIMIT
5. Shoqëritë e licencuara në fushën e lojërave të fatit me qëllim marrjen e miratimit nga AMLF-ja përpara shitjes, lënies peng, dhurimit, si dhe çdo formë tjetër të disponimit të aksioneve, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) njoftimin nga shoqëria e licencuar në fushën e lojërave të fatit për shitjen, transferimin, lënien peng, dhurimin apo çdo forme tjetër të disponimit të aksioneve të shoqërisë,
b) vendimin e organeve drejtuese të shoqërisë që miratojnë shitjen, lënien peng, dhurimin apo çdo formë tjetër të disponimit, të aksioneve të tyre, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare dhe dispozitave të statutit të shoqërisë;
c) vërtetim nga organet tatimore, sipas legjislacionit në fuqi, që shoqëria nuk ka detyrime tatimore të papaguara ndaj shtetit;
d) dokument që vërteton që shoqëria nuk është në proces likuidimi dhe/ose falimentimi.
6. Subjektet juridike, të cilëve i transferohen aksionet e shoqërive të licencuara në fushën e lojërave të fatit, nëpërmjet blerjes, dhurimit, lënies peng ose çdo forme tjetër disponimi duhet të paraqesin pranë AMLF-së dokumentacionin e mëposhtëm:
a) certifikatën e regjistrimit me numrin unik të identifikimit të shoqërisë;
b) statutin e shoqërisë dhe/ose aktin e themelimit;
c) ekstrakt historik për të dhënat e subjektit lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit ku të vërtetohet se shoqëria është në status aktiv dhe nuk është në procedurë likuidimi dhe/ose falimentimi, si dhe nuk është i çregjistruar;
d) deklaratat e burimit të kapitalit dhe shumave të tjera që do të investohen për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit në rastet e transferimit të aksioneve nëpërmjet shitblerjes;
e) dokumentacion të plotë në lidhje me aksionarët e shoqërisë përfituese të aksioneve, nga i cili të dalë qartë struktura e pronësisë së shoqërisë, informacioni për kapitalet dhe interesat e aksionarëve/ortakëve në shoqëri të tjera, si dhe të identifikohet deri në fund individi/individët përfitues;
f) vërtetim nga organet tatimore që shoqëria nuk ka detyrime tatimore të pashlyera;
g) dëshmi penaliteti, vërtetime nga gjykata që nuk janë në proces gjyqësor dhe nga prokuroria që nuk janë në procedim penal, si dhe vetëdeklarimin që vërteton gjendjen penale për administratori/ët dhe ortakët/aksionarët e shoqërisë përfituese të aksioneve.
h) dokumente që të vërtetojnë se aksionarët /ortakët dhe administratori/ët e shoqërisë përfituese të aksioneve nuk janë të dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën e krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe/apo doganor, shpërdorim detyre, mitmarrje apo mitdhënie, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh, eksplozivësh, mospagim gjobash apo për vepra të tjera penale që kompromentojnë personin në nderin e personalitetin e tij.
Pra udhëzimi është i qartë, që të miratohet aksioneri i ri do duhet që kjo shoqëri të ketë kapitalin 1.2 miliardë lekë, por mbi të gjitha duhet të deklarojë burimin e të ardhurave jo vetëm të kapitalit 12 milion euro, por dhe të shumave të tjera që do të duhet të investohen.
Gjithashtu është detyrim ligjor që të depozitohet dokumentacion i plotë për pronarin përfitues pasi duhet të indentifikohen dhe lidhjet e tyre me shoqëri të tjera tregtare.
Në përgjigje të kësaj kërkesë AMLF informon se për të plotësuar kriterin e kapitalit 12 milion euro shoqëria e re aksionere GLG Investment ka blerë një tokë:
AMLF
Subjekti aplikues Space+ sh.a në dokumentacionin e dorëzuar pranë AMLF ka paraqitur edhe deklaratën e burimit të kapitalit nga shoqëria GLG Investment sh.p.k e cila ka bashkangjitur kontratën e shitblerjes së pasurisë së paluajtshme dhe mandatin e shlyerjes së këstit të parë si dhe kontratë huaje të lidhur me Infinity Investmen sh.a me shtojcën përkatëse
Pra sipas AMLF, GLG Investment ka blerë një tokë, ka paguar vetëm këstin e parë dhe si burim të ardhurash për këtë këstin ka deklaratën e borxhit me kompaninë Infinity Investment. Kjo kompani është palë e lidhur me shtetasin Bledar Sinani dhe shoqëritë Adria Entertaiment dhe aksionerin 1% W-CZ Holdings s.r.o.
Plug analizoi këtë dokumentacion nga ku rezultoi se GLG Investment në “Deklaratën e Burimit të Kapitalit”, ka thënë me pak fjalë se nuk ka asnjë para por tokën do e blej më këste, për këstin e parë i ka marrë borxh kurse për këstet e tjera do përdori paratë që do fitojë nga kazinoja.
“Me anë të kësaj deklarate, ne deklarojmë angazhimin tonë për kryerjen e pagesës së plotë të çmimit të blerjes së pasurisë sipas kontratë shitje pasurie e paluajtshme me nr 1480 rep nr 374 kol datë 09.04.2025, duke respektuar afatet e dakortësuara me palën shitëse dhe për shlyerjen e plotë të këtyre kësteve. Shoqëria do të përdorë të ardhurat që do të gjenerohen nga ushtrimi i aktivitetit të saj, fitime nga të ardhurat nga shpërndarja e dividentëve, huatë nga palët e treta, etj.”
Pra është e qartë kjo kompani ka ZERO të ardhura dhe AMLF-ja, nuk duhet të jepte miratimin.
Por vijojmë më tej me sqarimet e dhëna nga AMLF-ja.
Pyetje:
Po sipas dokumentacionit të ASHK rezulton se në kartelën e kësaj pasurie është regjistruar dhe një kontratë sipërmarrje për ndërtim me kompaninë Premium Finance Invest, me pronar indirekt shtetasin Bledar Sinani. A keni kryer ju verifikime pasi kjo shoqëri mund të ishte krijuar fiktivisht nga shtetas të tjerë të lidhur me me kompaninë ADRIA ENTERTAIMENT?
Pergjigje:
...nga ana e AMLF i është kërkuar informacion subjektit Space+. Nga ana e kësaj shoqërie na është dërguar informacioni i nevojshëm dhe një deklaratë noteriale nga shoqëria Premium Finance Invest ku jepet pëlqimi që kjo pasuri të përdoret nga pronari i ligjshëm për t’u kontribuar si kontribut në natyrë në shoqëritë tregtare shqiptare.
Pra e thënë më qartë shoqëritë e lidhura me Bledar Sinanin jo vetëm që i japin para borxh për të paguar këstin e parë të tokës por i japin dhe pëlqimin që këtë tokë ta përdori si kapital shoqëria GLG Investment që të marrë kazinonë në qëndër të Tiranës.
Pyetje: A është paraqitur nga GLG Investment dokumentacioni I plotë për aksionarin fundor sipas përcaktimeve ligjore në pikën e të kreut II të Udhëzimit të Ministrit të Financave?
Përgjigje: në lidhje me GLG Investment është paraqitur dokumentacioni I plotë për aksionarin fundor sipas përcaktimeve ligjore në pikën e të kreut II të Udhëzimit të Ministrit të Financave. Kopje të dokumentacionit jua dërgojmë bashkangjitur kësaj shkrese.
Për ta rikujtuar dhe njëherë pika e, përcakton se DUHET, pra është taksative që duhet të depozitohej dokumentacion i plotë në lidhje me aksionarët e shoqërisë përfituese të aksioneve, nga i cili të dalë qartë struktura e pronësisë së shoqërisë, informacioni për kapitalet dhe interesat e aksionarëve/ortakëve në shoqëri të tjera, si dhe të identifikohet deri në fund individi/individët përfitues.
Teksa AMLF deklaron se ky informacion ekziston, e vërteta është krejt ndryshe, pasi bashkëlidhur shkresës ka vetëm një ekstrakt historik të printuar nga QKB-ja, për pronarin përfitues fundor. Ndërkohë duhet të kishte bashkëlidhur dokumentacion të noterizuar të sjellë nga Amerika, vend ku është regjistruar kjo kompani. Sigurisht po sipas kuadrit ligjor në fuqi do duhej që pronarët fundor të depozitonin dhe dëshmitë e penalitetit dhe kompanitë e tjera ku kanë interesa. Sigurisht AMLF është pyetur edhe nëse janë depozituar këto të fundit dhe përgjigja ka qënë thjeshtë. Po, por nuk ka bashkëlidhur asnjë kopje të këtij dokumentacioni.
Në mbyllje të shkresës AMLF njofton:
Ministria e Financave është njoftuar me shkrim nga AMLF për kërkesën e shoqërisë Space+ për ndryshime në kapital dhe në strukturën aksionere para dhënies së autorizimit, në zbatim të parashikimeve të Udhëzimitt ë Ministrit të financave Nr.2 datë 09.01.2017.
Pra deri këtu është e qartë se GLG Investment një kompani e krijuar enkas për të blerë aksionet e kazinosë në Air Albania, e cila ka zero aktivitet e zero të ardhura, blen një pronë në vlerën 320.000 euro me këste dhe për këstin e parë 20.000 detyrohet të marrë borxh te kompanitë e lidhura me Bledar Sinanin e Adria Entertaiment, do të mjaftonte vetëm kaq, që miratimi për shitjen e aksioneve të mos jepej pasi është në kundërshtim me kuandrin ligjor në fuqi. /PLUG/
Lexo edhe
AKTUALITET
“Provat ndodhen në SHBA”, Artan Hoxha zbulon rrjetet e komunikimit të krimit të organizuar

EMRI/ Aksident i rëndë në Dimal, shoferi humb kontrollin dhe përplaset për vdekje

“Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim

E mashtroi dhe abuzoi s*ksualisht me 13-vjeçaren, Elton Vrenozi e pranon: Nuk e dija moshën

“3 orë në pritje"/ Plarent Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit





