Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve Buxheti 2027/ Tedi Blushi: Antisocial dhe mashtrues, pensionistëve u duhet një shekull për të arritur pensi... Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese
BOTA

Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë, ja sa ishte më i forti

P
Piranjat 4 October 2026, 17:46 · 1 min lexim
Tre tërmete të njëpasnjëshme alarmojnë Turqinë, ja

Tre lëkundje të njëpasnjëshme u regjistruan mesditën e së dielës në provincën e Adanës, në Turqi. Tërmetet, me magnitudë 4.7, 4.6 dhe 5.2 të shkallës Rihter, u shënuan brenda pak minutash.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e lëkundjeve ndodhej rreth 21 kilometra në veriperëndim të Antirinit dhe 68 kilometra në perëndim të Kahramanmaraşit. Tërmetet kishin një thellësi prej rreth 10 kilometrash.

Pas lëkundjeve, Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) deklaroi se deri në atë moment nuk ishin raportuar situata të pafavorshme.

Edhe guvernatori i Adanës, Mustafa Yavuz, konfirmoi se nuk ishin raportuar incidente negative.

“Deri më tani, nuk na është raportuar asnjë incident. Punimet e vlerësimit në terren janë duke u zhvilluar. U shprehim urimet tona më të mira qytetarëve të prekur.”, deklaroi Yavuz.

Autoritetet turke vijojnë vlerësimet në terren për të përcaktuar nëse lëkundjet kanë shkaktuar dëme materiale.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.