Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
BOTA

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

P
Piranjat30 September 2026, 10:20 · 2 min lexim
Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se lufta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të përfundojë “shumë shpejt”, pa dhënë detaje mbi mënyrën se si mund të arrihet fundi i konfliktit.

Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Trump tha se zyrtarë amerikanë kanë zhvilluar të hënën bisedime me ndërmjetës që po përpiqen t’i japin fund luftës së SHBA-së me Iranin.

“Ne do ta fitojmë luftën, për sa më përket mua. Do të ndodhë në një mënyrë ose në një tjetër. Do të përfundojë shumë shpejt”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan përsëriti gjithashtu se Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Ai shtoi se pas fitores së SHBA-së në luftë, çmimet e gazit do të bien ndjeshëm.

Ndërkohë, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë publikuar një letër të hapur drejtuar votuesve amerikanë, në prag të zgjedhjeve të ardhshme afatmesme në SHBA. Në letër, Garda Revolucionare u bën thirrje votuesve që të ndryshojnë administratën Trump.

Në planin ekonomik, transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është rikthyer pranë niveleve të para luftës. Sipas të dhënave të Kpler, gjatë javës së fundit janë transportuar mesatarisht rreth 13.2 milionë fuçi naftë në ditë, pavarësisht sulmeve që vijojnë në rajon.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.