Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, çmimet e naftës bien me gati 2%

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare shënuan rënie të hënën, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës. Lajmi ka rritur shpresat për përmirësimin e furnizimit global me naftë dhe për uljen e tensioneve që ndikojnë në tregjet e energjisë.
Nafta Brent, kontratat e së ardhmes për dorëzimin në dhjetor, ra me 1.65%, duke u tregtuar në 102.99 dollarë për fuçi. Ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI), me kontratat për dorëzimin në nëntor, shënoi një rënie prej 1.92%, duke zbritur në 90.09 dollarë për fuçi.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në rrjetet sociale se marrëveshja për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike kishte hyrë menjëherë në fuqi, duke u bërë thirrje të dyja palëve që ta respektojnë atë.
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi mbështetjen e Kievit për armëpushimin, duke theksuar se është e rëndësishme që edhe pala ruse ta zbatojë marrëveshjen.
Ndërkohë, zhvillime diplomatike janë shënuar edhe në Lindjen e Mesme. Irani ka ndërmarrë hapa diplomatikë drejt Arabisë Saudite, pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj mbretërisë, në një zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë në rajon dhe në perspektivën e furnizimit me energji.
Lexo edhe
BOTA
Varianti i ri i Covid-19, XFG përhapet në Britani! Cilat janë simptomat dhe çfarë thonë ekspertët

“Po ju presim”/ Irani i dërgon mesazh kërcënues SHBA-ve, publikon imazhin e raketave të drejtuara nga aeroplanmbajtësja

Netanyahu thërret mbledhje urgjente të sigurisë, në fokus Irani, Gaza dhe Libani

DW: Besimi te Gjykata Kushtetuese Gjermane po zbehet

Trump shpalli armëpushim Rusi-Ukrainë, por sulmet vazhdojnë, Zelensky: Presim garanci nga Moska

Nafta, lufta dhe zgjedhjet/ Analiza: Çfarë fshihet pas marrëveshjes së re Trump-Putin dhe presionit ndaj Zelensky për armëpushim

Associated Press: Presidenti Trump dhe Marco Rubio shqyrtojnë shkarkimin e Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi

Ra në det nga kroçera në Zakinthos, shpëtohet pas 12 orësh turistja 44-vjeçare





