Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr...
BOTA

Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e arrestuar: Të gjithë jemi përgjegjës

P
Piranjat28 September 2026, 16:29 · 2 min lexim
Vdekja e George Mazonakis, infermierja “gozhdon” dy mjekët e

Zhvillime të reja janë shënuar në hetimin për vdekjen e këngëtarit George Mazonakis, pasi një tjetër punonjëse e klinikës në rrugën Karneadou ka dëshmuar sot, më 28 shtator, para hetuesit të 32-të që po merret me çështjen.Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, infermiere në pension, e cila punonte me kohë të pjesshme në klinikën e dy mjekëve të arrestuar, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos.

Sipas informacioneve, gjatë dëshmisë së saj, infermierja ka dhënë elementë që rëndojnë pozitën e dy mjekëve të akuzuar, ndërsa ka ndryshuar edhe një pjesë të asaj që kishte deklaruar gjatë hetimit paraprak.61-vjeçarja ka deklaruar para hetuesit se ndodhej në klinikën e Karneadou dhe se nuk ishte larguar në orën 16:15, siç kishte dëshmuar fillimisht. Ajo dyshohet se ka përshkruar situatën e krijuar në klinikë pas ngjarjes, duke folur për panikun që kishte përfshirë stafin.

Sipas dëshmisë së saj, mjeku i arrestuar kishte thirrur të gjithë punonjësit në dhomën ku ndodhej George Mazonakis.

Infermierja ka deklaruar gjithashtu se më pas nuk ka pasur komunikim me mjekun, për të cilin tha se nuk pranonte kritika. Sa i përket mjekut 58-vjeçar, 61-vjeçarja thuhet se ka dëshmuar se ai iu drejtua punonjëseve femra pas vdekjes së këngëtarit, duke u thënë: “Të gjithë jemi bashkërisht përgjegjës.”

Ndërkohë, sipas informacioneve të fundit, kontratat e punonjësve të klinikës nuk janë ndërprerë, por aktualisht konsiderohen të “pezulluara”.

Nuk përjashtohet mundësia që punonjësit e klinikës t’i drejtohen edhe ata drejtësisë, ndërsa hetimi për rrethanat e vdekjes së këngëtarit vijon.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.