Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Sipas të dhënave që gazeta serbe Danas ia atribuon Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK), Lista Studentore ka marrë më shumë vota se Partia Përparimtare Serbe në të tetë qytetet e analizuara në Vojvodinë. Mbështetjen më të madhe studentët e kanë siguruar në Novi Sad, ku kanë marrë 63,2% të votave, ndërsa SNS ka regjistruar 31,59%. Më pas renditen Pançeva me 58,8%, Zrenjanini me 55,53% dhe Vërshaci me 55,5% të votave për Listën Studentore.
Rezultati më i ngushtë është regjistruar në Kikindë, ku Lista Studentore ka marrë 46,55% të votave, kundrejt 46,11% për SNS-në. Diferenca mes dy listave ka qenë vetëm 0,44 pikë përqindjeje.
Një diferencë relativisht e vogël është regjistruar edhe në Sremska Mitrovicë, ku studentët kanë siguruar 49,64% të votave, ndërsa SNS 44,8%.
Në Vojvodinë, SNS ka arritur rezultatin më të lartë në Kikindë, me 46,11%, ndërsa mbështetjen më të ulët e ka regjistruar në Novi Sad, me 31,59%.
Shumadia dhe Serbia Perëndimore
Në rajonin e Shumadisë dhe Serbisë Perëndimore, Lista Studentore ka marrë mbështetjen më të madhe në Uzhicë, me 61,37% të votave, ndërsa SNS ka siguruar 33,79%.
Rezultate të larta për studentët janë regjistruar edhe në Valjevë, me 61,19%, dhe në Kragujevc, me 57,9%.
Gara më e ngushtë në këtë rajon është zhvilluar në Loznicë, ku Lista Studentore ka marrë 47,79% të votave, ndërsa SNS 47,02%, me një diferencë prej vetëm 0,77 pikësh përqindjeje.
Serbia Jugore dhe Lindore: Vuçiç kryeson në Vranjë dhe Leskovc
Në rajonin e Serbisë Jugore dhe Lindore, Lista Studentore ka marrë më shumë vota se SNS në pesë nga shtatë qytetet e analizuara.
Sipas të dhënave të cituara nga Danas, Vranja dhe Leskovci janë dy qytetet e vetme në Serbi ku lista e Aleksandar Vuçiçit ka siguruar më shumë vota se ajo studentore.
Në Vranjë, SNS ka marrë 52,39% të votave, ndërsa Lista Studentore 40,58%.
Edhe në Leskovc, partia e Vuçiçit ka kryesuar me 48,70%, kundrejt 44,22% për studentët.
Nga ana tjetër, Lista Studentore ka arritur rezultatin më të lartë në Bor, me 53,87%, e ndjekur nga Smedereva me 52,08% dhe Zajeçari me 51,24%.
Në Pirot është regjistruar diferenca më e vogël mes dy listave në këtë rajon. Studentët kanë marrë 48,35% të votave, ndërsa SNS 45,40%.
Në Krushevc, studentët kanë siguruar 49,57% të votave, kundrejt 44,73% për SNS-në.
Partia e Vuçiçit ka regjistruar mbështetjen më të madhe në këtë rajon në Loznicë, me 47,02%, ndërsa rezultatin më të ulët në Novi Pazar, ku ka marrë 18,95% të votave. Në këtë qytet, Lista Studentore ka siguruar 38,76%.
Lista e Vuçiçit merr shumicën e votave në burgje dhe në Kosovë
Ndryshe nga rezultatet në shumicën e qyteteve të Serbisë, lista zgjedhore e Aleksandar Vuçiçit, e quajtur “Serbia e Bashkuar”, ka siguruar mbështetjen më të madhe në institucionet penitenciare dhe në votimin e organizuar në Kosovë.
Në burgje, lista e Vuçiçit ka marrë 65,6% të votave, ndërsa Lista Studentore 24,9%.
Në shifra konkrete, më shumë se 4.000 qytetarë që votuan në institucionet penitenciare kanë mbështetur listën e Vuçiçit, ndërsa pak më shumë se 1.500 kanë votuar për Listën Studentore.
Edhe në votimin e zhvilluar në Kosovë, lista “Serbia e Bashkuar” ka marrë më shumë vota, duke siguruar 71,63% të tyre.
Lista Studentore ka marrë 21,09% të votave të hedhura në territorin e Kosovës, sipas të dhënave të paraqitura nga media serbe.
Në nivel kombëtar, shifrat e raportuara tregojnë një diferencë prej 13,25 pikësh përqindjeje ndërmjet Listës Studentore dhe SNS-së, ndërsa shpërndarja territoriale e votave pasqyron dallime të konsiderueshme mes qyteteve dhe kategorive të veçanta të votuesve.
Agjencia e inteligjencës rumune ka deklaruar se ka zbuluar një rrjet sabotimi të koordinuar nga Rusia, të cilin autoritetet e Bukureshtit e ...
Një krim tronditës ka dalë në dritë në provincën e Javës Lindore, në Indonezi, ku një burrë dyshohet se k...
residenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi sot se e shtuna e ardhshme, 31 tetori, mbetet një ditë me rrezik të lartë për shka...
Përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian reaguan pa vonesë ndaj rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Ser...
Mister mbulon vdekjen e një 26-vjeçareje nga Kazakistani në Stamboll, e cila humbi jetën pasi u shemb çatia e ndërtesës k...
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së paralajmërojnë se do të vazhdojnë hetimet për lidhje...
Tre gishta të ngritur drejt qiellit: gishti i madh, treguesi dhe i mesit. Ky është gjesti me të cilin studentët serbë festuan fito...
Stuhitë e fuqishme dhe reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në shtetin Chihuahua të Meksikës, duke rr&e...
Reperja e famshme amerikane Nicki Minaj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen për afrimin e saj me presidentin Donald Trump. Art...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...