Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi!
POLITIKE

Bylykbashi-Shehajt: Përçarja e opozitës i jep oksigjen Ramës, bashkimi i saj është helm për të!

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ndaj deklaratave të Agron Shehajt për reformën zgjedhore, duke theksuar se sistemi aktual favorizon Edi Ramën dhe dëmton pluralizmin...

P
Piranjat15 November 2026, 16:12 · 7 min lexim
Bylykbashi-Shehajt: Përçarja e opozitës i jep oksigjen

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ndaj deklaratave të Agron Shehajt për reformën zgjedhore, duke theksuar se sistemi aktual favorizon Edi Ramën dhe dëmton pluralizmin parlamentar.

Bylykbashi kërkon bashkimin e opozitës për një reformë që parashikon proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, rikthimin e koalicioneve dhe ndarjen e shtetit nga partia.

Ai i bëri thirrje Shehajt të mos largohet nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, duke theksuar se vetëm përmes konsensusit mund të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Reagimi i plotë:

Në reagim ndaj ftesës së Kryetarit të PD-së për bashkëpunim të të gjitha forcave opozitare edhe për reformën zgjedhore, si dhe ndaj mbledhjes së Komisionit Parlamentar për këtë reformë, z. Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, ka deklaruar dje se politika e vjetër po bëka pazar në reformën zgjedhore për të bërë një sistem zgjedhor që do t’i mbajë gjërat siç janë.

Lidhur me këtë pretendim të z. Shehaj, duke qenë racional dhe bazuar në fakte, mendoj se të mbash sistemin aktual, të miratuar nga Rama në mënyrë të njëanshme në vitin 2020, do të thotë t’i lejosh Ramës të marrë më shumë mandate sesa i takojnë sipas votave. Ndryshimet e vitit 2024, aq sa Rama pranonte, nuk mund të ndryshonin thelbin toksik të këtij sistemi që vret pluralizmin në Parlament.

Çdo parti duhet të marrë aq mandate sa i takojnë sipas votave. Këtë kërkojnë forcat politike opozitare, qytetarët, të rinjtë dhe studentët protestues. Nëse ky ndryshim do të ishte i mundur të bëhej me referendum, do t’i mblidhnim firmat që sot për të shfuqizuar këtë sistem zgjedhor. Por, për fat të keq, legjislacioni për referendumet, që PS-ja ka miratuar në mënyrë të njëanshme në vitin 2000, është bërë që referendumi të dështojë. Që ta përmbysim këtë sistem zgjedhor me referendum, do të duhej të votonin PRO përmbysjes më shumë se 1/3 e mbi 3,7 milionë zgjedhësve të regjistruar. Pra, do të duhej të votonin PRO më shumë se 1.250.000 zgjedhës, pa llogaritur qindra mijëra votat e PS-së, që janë kundër ndryshimit. Kurrë nuk kanë votuar në total kaq shumë zgjedhës në Shqipëri. Ja pra, edhe ky ligj që vret referendumet duhet përmbysur, por kjo bëhet në Parlament dhe jo në rrugë.

BE-ja na kërkon të gjithëve që të ulemi e të bëjmë reformë zgjedhore me konsensus. Para pak javësh, përfaqësues të lartë të huaj na thanë qartë mua, z. Shehaj dhe disa kolegëve se opozita fiton duke u bashkuar. Ta kenë gabim BE-ja dhe këta miq të shquar? Sigurisht që jo!

Studentët në Serbi e kuptuan se bashkimi do të rrëzonte regjimin e Vuçiçit. Mes tyre ka të majtë, të qendrës dhe të djathtë, por kuptuan se secili më vete nuk sjell ndryshim.

Z. Shehaj është tashmë deputet prej tre mandatesh dhe jam i sigurt se e di që konsensusi bëhet me kundërshtarët dhe jo me veten në pasqyrë apo në ekranin e telefonit. Edhe po t’i bashkojë PD-ja votat e saj me dy mandatet e partisë Mundësia, nuk e miratojmë dot ndryshimin. Por, me moral dhe kauzë të drejtë, së bashku bindim shumicën e publikut për ndryshim, duke ruajtur secili kauzën e tij politike.

Partia Demokratike dhe opozita në tërësi po propozojnë sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura.

Opozita po kërkon rikthimin e koalicioneve që hoqi Rama në vitin 2020, koalicione që i lejojnë zgjedhësit të zgjedhë partinë e madhe apo të vogël të koalicionit që dëshiron, që partia të marrë votat e saj dhe jo të partive të tjera dhe mandatet t’i marrë me votë dhe jo me pazar se ku renditet në listën e mbyllur të koalicionit.

Opozita po propozon lista 100% të hapura për këshillat bashkiakë, që sot zgjidhen me lista 100% të mbyllura.

Opozita po propozon ndarjen e shtetit nga partia. Pa këtë ndarje nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Këto ndryshime dhe një qeveri teknike garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme e të drejta. Mosbërja e këtyre ndryshimeve, apo qoftë edhe vonesa në miratimin e tyre, mban në pushtet Ramën. Në bulevard vlon energjia e ndryshimit, por nuk bëhet dot ndryshimi që kërkojnë protestuesit. Ai bëhet me votë të ndershme, përmes konsensusit transparent, sipas asaj që rekomandojnë ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias dhe kërkon me ngulm BE-ja.

Thirrja ime, në cilësinë e bashkëkryetarit opozitar, është që partia Mundësia të mos e braktisë Komisionin e Reformës Zgjedhore në këto javë të fundit të punës dhe mandatit të tij dhe që së bashku të bëjmë betejën morale, parimore dhe të ndershme për të ndryshuar rregullat e zgjedhjeve, duke i hapur ato për partitë tradicionale apo të reja, madje edhe për ato që mund të themelohen, të mëdha apo të vogla, si dhe për deputetët e pavarur.

Edi Rama e di që, nëse reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për të ndarë shtetin nga partia nuk realizohet ose bllokohet dhe nëse sistemi zgjedhor nuk ndryshon rrënjësisht, ai ruan avantazhin e padrejtë dhe të paligjshëm. Askush dhe asnjë parti e opozitës nuk mund ta lejojë apo t’ia mundësojë këtë Ramës!

Lideri i opozitës, z. Berisha, ka bërë thirrje për bashkim pa kushte për të përmbysur Ramën. Ky autokrat është në kulmin e marrëzisë së tij, por edhe në situatën më të vështirë deri më sot. Ndarja e opozitës dhe mbajtja e sistemit aktual janë oksigjen për të. Bashkimi i opozitës dhe përmbysja e sistemit zgjedhor dhe e sistemit të patronazhimit shtetëror janë helm për Ramën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.