Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1, ku vendoset fituesi i grupit. Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese
BOTA

Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me mua

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, por ky i fundit e ka refuzuar propozimin

P
Piranjat15 November 2026, 14:01 · 3 min lexim
Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, por ky i fundit e ka refuzuar propozimin, duke e cilësuar si një manovër politike.

Përplasja mes dy politikanëve vjen në një moment kur Eisenkot po zhvillon negociatat për formimin e qeverisë së re, pasi është mandatuar për këtë detyrë. Ai ka një afat prej 28 ditësh, me mundësi zgjatjeje edhe për 14 ditë të tjera.

Në një deklaratë me video, Netanyahu tha se takimi i zhvilluar me Eisenkot të enjten e kishte bindur edhe më shumë për domosdoshmërinë e krijimit të një qeverie uniteti, me qëllim garantimin e sigurisë së Izraelit.

Sipas tij, një qeveri e tillë do të mund të përballonte sfidat e sigurisë, veçanërisht kërcënimin nga Irani, i cili sipas Netanyahut përbën një rrezik serioz për vendin.

“Le të takohemi në një dhomë, pa parakushte, të lëmë mënjanë të gjitha mosmarrëveshjet dhe bojkotet tona dhe të arrijmë marrëveshje për sigurinë dhe të ardhmen e shtetit”, deklaroi Netanyahu.

Por propozimi i tij u hodh poshtë nga Eisenkot, i cili e akuzoi kryeministrin në detyrë se po përdor thirrjet për unitet si një strategji politike, ndërkohë që negociatat për krijimin e qeverisë janë duke vijuar.

“Netanyahu e di që i humbi zgjedhjet. Ai bën thirrje për negociata ndërsa ato janë duke u zhvilluar tashmë; pretendon se dëshiron unitet, por mbjell përçarje dhe nxit tensione sikur të mos kishte të nesërme”, u shpreh Eisenkot.

Ai shtoi se “këto truke nuk funksionojnë tek unë”, duke kundërshtuar publikisht nismën e Netanyahut.

Një tjetër pikë përplasjeje është edhe mundësia e krijimit të një qeverie minoritare, e cila do të mbështetej nga blloku i Eisenkotit dhe do të miratohej me abstenimin e disa partive të tjera në parlamentin izraelit.

Ndërkohë, Netanyahu ka paralajmëruar se një qeveri e tillë do të ishte e dobët dhe e rrezikshme për sigurinë e vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.