Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1! Kush do të renditet i pari? Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte
POLITIKE

Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë

P
Piranjat15 November 2026, 14:56 · 2 min lexim
Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë

Në Asamblenë Kombëtare Socialiste, ish-kryeministri Pandeli Majko ka mbajtur një fjalë duke kërkuar pastrimin e PS-së nga ata persona me lidhje të papërshtatshme me botën e krimit të organizuar dhe ka kërkuar një kandidaturë serioze për Bashkinë e Tiranës.

Një burim nga asambleja i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se zoti Majko ka shkëmbyer batuta me Ramën gjatë fjalës, por e ka vënë theksin tek pasja e një Partie Socialiste të shëndetshme.

Majko citohet të ketë deklaruar se:

“Duhet të marrim në konsideratë edhe çfarë mund të bëjë SPAK deri në maj, kur janë zgjedhjet lokale.

Ish-kryeministri socialist ka qenë i drejtpërdrejtë në kërkesën adresuar Ramës dhe Asamblesë.

“Kush nga anëtarët e familjes tonë kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar dhe diskredituese duhet të largohet menjëherë për të mos i dhënë kosto Partisë Socialiste”, ka deklaruar Majko.

“E them këtë pasi është bërë publike ekzistenca në duart e SPAK-ut e 1000 orë filmime, të cilat mund të jenë kompromentuese për persona të caktuar brenda partisë tonë”, citohet të jetë shprehur Majko gjatë mbledhjes së Asamblesë një ditë më parë.

Majko ka ngritur edhe një tjetër shqetësim të lidhur me Bashkinë e Tiranës.

“Në kushtet që jemi rrezikojmë ta humbim Bashkinë e Tiranës. Duhet të gjejmë një kandidat me potencial dhe fitues”, është shprehur Majko.

Më pas e ka marrë fjalën kryeministri Rama, i cili i është përgjigjur.

“Skepticizmi i përhershëm i Majkos më ka motivuar mua të bëj zgjedhjet e duhura dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë me Tiranën”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.