Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!
Shekulli ka publikuar një sondazh ku i pyeti ndjekësit se cili do të ishte kandidati që do të votonin për kryetar të bashkisë së Tiranës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel

"Shekulli" ka publikuar një sondazh ku i pyeti ndjekësit se cili do të ishte kandidati që do të votonin për kryetar të bashkisë së Tiranës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel. Në rezultatin e llogaritur deri më tani, më i votuari rezulton aktori Florian Binaj, i cili ka marrë 28% të votave, i ndjekur nga Arlind Qori, Erion Braçe dhe Ilir Alimehmeti me nga 15%.
Në një përgjigje për "Shekulli"-n, ai e cilësoi besimin e qytetarëve një përgjegjësi.
Kujtojmë se Binaj e konfirmoi se do kandidojë i pavarur në zgjedhjet lokale të 9 majit. Ai bëri të ditur se u ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive opozitare, me synimin për të krijuar një front të përbashkët, pavarësisht dallimeve në mënyrën se si ato synojnë të arrijnë objektivat e tyre.
“E konfirmoj pa diskutim kandidimin. I qëndroj asaj që kam thënë në nëntorin e kaluar, kur u anuluan zgjedhjet. Jam kandidat i pavarur që ua kam shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjitha partive të opozitës, për të krijuar një bashkëpunim që ka të njëjtin qëllim, por mënyra të ndryshme”, deklaroi Binaj./ SHEKULLI
Lexo edhe
POLITIKE
Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dhe jashtë saj

Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste

Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë

Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte

“1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë”, Pandeli Majko bën paralajmërimin “bombë” në Asamble

Akuzat e Veliajt, Rama në Asamble: Bisedat me Toni Gogun i ka sajuar, Ndreca gënjeshtar! Të ikë nga partia e të bëjë avokatin

“Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”, Marjana Koçeku kritikon Ramën: Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë...

Balluku “bën paqe” me Ramën: Jemi familje e madhe





