CAS shpall sot vendimin për finalen Marok-Senegal, në pikëpyetje titulli i Kupës së Afrikës
Futbolli afrikan është në pritje të një vendimi historik

Futbolli afrikan është në pritje të një vendimi historik. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) do të shpallë të martën vendimin përfundimtar për çështjen e shumëpërfolur të finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 mes Marokut dhe Senegalit.
Bëhet fjalë për një nga polemikat më të mëdha të futbollit afrikan, që nisi pas finales së 18 janarit 2026 në Rabat. Senegali fitoi fillimisht 1-0 pas kohës shtesë, falë golit të Pape Gueye, por ndeshja u shoqërua me kaos pasi futbollistët senegalezë braktisën përkohësisht fushën në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar për Marokun në fund të kohës së rregullt.
Pas shqyrtimit të çështjes, Komisioni i Apelit i CAF vendosi më 17 mars të përmbyste rezultatin, duke e regjistruar finalen me fitoren 3-0 në tavolinë për Marokun dhe duke i dhënë këtij të fundit trofeun kontinental.
Megjithatë, Senegali nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua CAS-it më 25 mars, duke kërkuar rikthimin e rezultatit të arritur në fushën e lojës. Palët zhvilluan seancën dëgjimore në Lozanë më 8 tetor, ndërsa tashmë gjithçka është gati për verdiktin e shumëpritur. CAS ka njoftuar zyrtarisht se vendimi do të publikohet të martën pasdite.
Kështu, pas muajsh polemikash, Maroku dhe Senegali do të mësojnë përfundimisht fatin e titullit afrikan. A do të konfirmohet kurorëzimi i Marokut apo Senegali do të rikthejë trofeun që fitoi në fushën e lojës? Përgjigjja pritet nesër.
Lexo edhe
SPORT
“Është kthyer në barrë për ekipin”, Ronaldo përballet me kritika edhe në Arabinë Saudite

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

“Dëgjoja zëra në kokë”/ Boksieri i madh zbulon betejën me skizofreninë

Di Canio: Moreira vlen sa pesë Leao, Milani pa të në mesin e renditjes

E kërkon Roma, Trabzonspor do 22 milionë euro për Ernest Muçin!

Cannavaro paralajmëron Napolin para Manchester City

As tifozë, as gazetarë dhe as arbitra, Irani ndalon meshkujt në ndeshjet e futbollit të femrave

Alarm për Ismajlin, mbrojtësi kuqezi do mungojë disa javë





