Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës
AKTUALITET

KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave

Shumë operatorë që ofrojnë apartamente dhe ambiente akomodimi me qira afatshkurtër vazhdojnë të funksionojnë jashtë regjistrave zyrtarë

P
Piranjat 6 November 2026, 07:05 · 3 min lexim
KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë

Rritja e turizmit në Shqipëri nuk po shoqërohet me të njëjtin ritëm të formalizimit të aktivitetit ekonomik. Shumë operatorë që ofrojnë apartamente dhe ambiente akomodimi me qira afatshkurtër vazhdojnë të funksionojnë jashtë regjistrave zyrtarë, duke kufizuar mbikëqyrjen e tregut dhe të ardhurat që shteti mund të mbledhë nga ky sektor.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, ekonomia informale në Shqipëri vlerësohet në rreth një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Kjo përllogaritje i referohet ekonomisë në tërësi dhe jo vetëm sektorit të turizmit, i cili veçohet nga Komisioni si një nga fushat ku informaliteti mbetet i lartë.

Brukseli thekson se shumë operatorë të qiradhënies afatshkurtër vazhdojnë të jenë jashtë regjistrave zyrtarë. Si pasojë, punësimi i deklaruar dhe të ardhurat tatimore nuk po rriten në të njëjtën masë me aktivitetin turistik.

Ky kontrast është veçanërisht i rëndësishëm në kushtet kur turizmi është kthyer në një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Sipas Komisionit Evropian, ekonomia u rrit me 3.7% gjatë vitit 2025, e mbështetur nga kërkesa e brendshme, konsumi dhe aktiviteti i shërbimeve. Turizmi vijoi të kontribuonte në rritjen e eksporteve të shërbimeve, ndërsa industria dhe bujqësia shënuan tkurrje.

Të ardhurat nga turizmi ndihmuan gjithashtu në përmirësimin e bilancit të jashtëm të vendit. Deficiti i llogarisë korrente zbriti në 0.7% të PBB-së në vitin 2025, nga 2.4% një vit më parë, duke arritur nivelin më të ulët historik.

Megjithatë, rritja e aktivitetit turistik nuk ka eliminuar problemet strukturore të tregut, thotë raporti. Bizneset që operojnë jashtë sistemit formal mbeten një sfidë për administrimin tatimor dhe konkurrencën me subjektet e regjistruara.

Formalizimi rriti të ardhurat tatimore, por problemi mbetet

Raporti thekson se Komisioni Evropian njeh përparimin e bërë në zbatimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave 2024–2027, e cila synon përmirësimin e administrimit tatimor dhe uljen e informalitetit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025, masat e kësaj strategjie kontribuuan në rritjen e të ardhurave tatimore me 15.96 miliardë lekë, ekuivalente me 0.6% të PBB-së.

Një pjesë e përmirësimit lidhet me përpjekjet për formalizimin e ekonomisë, veçanërisht në turizëm dhe ndërtim, të cilat kanë ndikuar në rritjen e pagave të deklaruara, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe të ardhurave nga TVSH-ja.

Megjithatë, Komisioni vlerëson se shmangia fiskale dhe informaliteti vazhdojnë të jenë probleme të rëndësishme për mjedisin e biznesit. Për këtë arsye, kërkohet vijimi i reformave në administrimin tatimor dhe zgjerimi i ekonomisë formale.

Raporti i lidh këto sfida edhe me dobësitë në zbatimin e ligjit, procedurat e ndërlikuara administrative dhe pasigurinë juridike, të cilat vazhdojnë të ndikojnë aktivitetin e bizneseve. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.