Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
BOTA

Thyenin xhamat dhe hidhnin granata, zbulohet banda e zhvatësve! Drejtohej nga një shqiptar në burg

P
Piranjat 5 November 2026, 20:59 · 2 min lexim
Thyenin xhamat dhe hidhnin granata, zbulohet banda e zhvatësve! Drejtohej

Mediat greke kanë publikuar videot e një bande zhvatësish e cila drejtohej nga një shqiptar nga burgu i Trikalasë. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila përbëhej nga 9 pjesëtarë, 4 prej të cilëve ndodhen tashmë në burgjet e Greqisë, ndërsa pesë të tjerët u arrestuan të martën, e 3 nëntor dhe janë dy grekë dhe tre të huaj, të moshës 19, 17, 19, 18 dhe 20 vjeç.

Udhëheqësi i rrjetit thuhet se është shqiptari Klodian Lekoçaj. Një kriminel i njohur i dënuar, i cili po mbahet në burgun e Trikalës, sipas informacioneve, ai jepte urdhra nga brenda burgut, shkruan media greke Zougla. Tre të tjerët të identifikuar si anëtarë të bandës janë një rom grek që ndodhet në burgun e Malandrinos dhe dy burra me origjinë egjiptiane, njëri prej të cilëve është gjithashtu i paraburgosur në burgun e Malandrinos, ndërsa i dyti është në Qendrën Speciale të Paraburgimit për të Rinj në Avlona.

Videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë të dyqaneve të vjedhura tregojnë si banda kryente aktivitetin e grabitjes.

Një nga grabijet është ajo e një mense në Akarnon, i cili ndodhi më 5 tetor të këtij viti. Një anëtar i bandës thyen xhamin e mensës përpara se të hedhë një granatë. Dyqanet "Paris" dhe "Best" në qendër të Athinës ishin në shënjestër të tyre gjithashtu. Ata kërkuan ‘para’ për ti mbrojtur. Pas refuzimit, në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti, ndodhën dy shpërthime granatash në dyqanet e lartpërmendura, ndërsa ato ishin të mbyllura, duke shkaktuar dëme të rënda materiale.

Më 5 tetor, pasoi një sulm i ri, kur anëtarët e bandës hodhën një granatë jashtë dyqanit "Paris", ndërsa klientët ishin brenda, duke rezultuar në plagosjen e lehtë të një vajze të re.

Ndaj anëtarëve të bandës u ngritën procedime penale për 13 krime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.