Çfarë po ndodh me Beharen? Faqja e saj thyen heshtjen pas largimit të papritur nga BBVK

Dalja e Behares nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5” në orët e vona të mbrëmjes ka lënë pas shumë pikëpyetje. Vendimi i papritur për t’u larguar nga gara ka ngjallur reagime te publiku, ndërsa shkaku i vërtetë i këtij vendimi ende nuk është bërë i ditur.
Menjëherë pas ngjarjes, në rrjetet sociale nisën të qarkullojnë versione të ndryshme, ku ndër më të përfolurat ishin një çështje familjare apo një situatë urgjente. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që sqaron rrethanat e largimit.
Ndërkohë, pas një periudhe pa reagime, në llogarinë zyrtare të Behares është publikuar një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Bëhet fjalë për një dedikim nga një faqe fansash, ku shprehet mbështetje e pakushtëzuar për të: “Je më e mira në botë, përgjithmonë ki me më pas në krahun tënd”.
Por ajo që ka ngjallur më shumë interes është përgjigjja e bashkëngjitur nga faqja e saj: “Krejt çka mundemi me ju thonë për momentin është që Beharja ju don shumë!!!”.
Ky mesazh përbën reagimin e parë indirekt pas largimit të saj, por nuk sjell ende asnjë informacion konkret mbi arsyen që e detyroi Beharën të ndërpriste rrugëtimin në spektakël.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Skandalet nuk kanë të ndalur për Kylie Jenner, ish-punonjësja ngre akuza të rënda ndaj yllit televiziv

Bella Hadid shfaqet kokë e këmbë e dashuruar me partnerin e ri

Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë se një orë

Bëri lidhjen publike, zbulohet identiteti i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën Fation Kuqarit

Drake shfaqet sërish me shqiponjën dykrenare, kësaj radhe me një qafore të artë





