Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese...
SHOWBIZ

Çfarë po ndodh me Beharen? Një tjetër mesazh pas largimit nga BBVK 5

P
Piranjat12 November 2026, 21:30 · 2 min lexim
Çfarë po ndodh me Beharen? Një tjetër mesazh pas largimit

Largimi i papritur i Behares nga “Big Brother VIP Kosova 5” vazhdon të jetë një nga temat që ka ngjallur interes te publiku, veçanërisht pasi ende nuk janë bërë të ditura arsyet e daljes së saj nga shtëpia.

Pas reagimit të djeshëm në Instagram, ku u shpërnda një mesazh emocional për ndjekësit, sot në profilin e saj është bërë një tjetër publikim.

Këtë herë janë ndarë disa nga mesazhet që Beharja ka marrë nga fansat, të cilët kanë shprehur keqardhjen për largimin e saj dhe mbështetjen që vazhdojnë t’ia japin edhe jashtë shtëpisë.

“Behare, loçkë je ti bre, për ty e kom pa Bigun”, është një nga mesazhet e ndjekësve, ndërsa të tjerë kanë shprehur dëshirën që ajo të rikthehet sërish në garë.

Mes shumë fjalëve të ngrohta, vëmendje ka marrë edhe një përgjigje e shkurtër e publikuar nga profili i Behares.

“Ju dua”, shkruhet në përgjigjen ndaj një ndjekëseje, duke përcjellë kështu një tjetër mesazh dashurie dhe mirënjohjeje për mbështetjen e publikut.

Kujtojmë se edhe dje në profilin e saj ishte shpërndarë një mesazh ku thuhej: “Krejt çka mundemi me ju thonë për momentin është që Beharja ju don shumë!”.

Ndërkohë, moderatori i spektaklit, Alaudin Hamiti, ka lënë të kuptohet se arsyeja e largimit të papritur të Behares mund të zbulohet gjatë spektaklit të nesërm të “Big Brother VIP Kosova 5”.

Deri atëherë, mbetet e paqartë se çfarë e shtyu Beharën të ndërpresë rrugëtimin e saj në këtë format, ndërsa publiku vazhdon të presë një sqarim për largimin që ngriti kaq shumë pikëpyetje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.