Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese Zelensky i prerë nga Dublini: Nuk ka lëshime territoriale në Donbas, SHBA të ushtrojë presion mbi Moskën
SHOWBIZ

Zhdukja e gazetarit ngre alarmin, reagon menjëherë nëna e tij

P
Piranjat12 November 2026, 19:04 · 4 min lexim
Zhdukja e gazetarit ngre alarmin, reagon menjëherë nëna e tij

Mungesa e kontaktit me gazetarin Elton Tozaj për disa ditë ka ngritur shqetësime mes personave të afërt dhe ndjekësve të tij, veçanërisht pas deklaratave dhe denoncimeve që ai ka bërë së fundmi për disa personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar.

Çështja është trajtuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku Ilir Vrenozi ka treguar se kishte humbur kontaktet me gazetarin dhe se përpjekjet për të komunikuar me të kishin rezultuar të pasuksesshme.

Sipas Vrenozit, shqetësimi nisi pasi Tozaj kishte paralajmëruar një transmetim të drejtpërdrejtë, gjatë të cilit do të publikonte informacione të reja, por më pas nuk ishte përgjigjur në telefon.

“Elton Tozaj bëri shumë armiq me ato që tha. Frika është gjithmonë, sepse është shkëputur kontakti për 2-3 ditë e njerëz jemi, e mendja na shkon për keq”, u shpreh Vrenozi.

Ai tregoi se fillimisht kishte menduar se gazetari mund të kishte pasur ndonjë problem shëndetësor, por mungesa e komunikimit për disa ditë e kishte shtyrë ta bënte publik shqetësimin.

“Tozaj tha se në orën 22:00 do të jepte lajme bombë e unë prisja lajme bombë. I shkruajta dhe thashë kushedi, edhe në mëngjes nuk e hapi telefonin. Prapë mendova se kushedi është në ndonjë spital. Iku e mërkura dhe u shqetësova shumë. Shqetësimin tim e kam ngritur në rrjetet e mia. Më kontaktoi dhe Elton Ilirjani, edhe ai ishte në merak”, tregoi ai.

Megjithatë, gjatë emisionit Vrenozi ndau edhe një informacion tjetër, sipas të cilit mungesa e Tozajt mund të lidhej me një pjesëmarrje të mundshme në “Big Brother VIP Kosova”.

Ai pretendoi se një mik e kishte kontaktuar dhe i kishte treguar se gazetari mund të bëhej banori më i ri i spektaklit.

“Elton Tozaj më duket se nesër është banori i ri i Big Brother Kosova. Është lajm që është pozitiv. Është me 90 për qind e vërtetë. Më mori në celular një mik dhe më tha këtë lajm, pra do jetë banor i BBVK. Uroj të jetë 100 për qind lajm i vërtetë”, deklaroi Vrenozi.

Megjithatë, ky informacion mbetet i pakonfirmuar, pasi deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” për përfshirjen e Elton Tozajt në spektakël.

Ndërkohë, lajmi më i rëndësishëm erdhi nga vetë nëna e gazetarit, e cila konfirmoi se kishte komunikuar me të dhe se ai ishte mirë.

“Po, sapo kam folur me Eltonin. Është mirë nga gjendja shëndetësore”, deklaroi ajo për emisionin, duke sqaruar kështu shqetësimet lidhur me gjendjen e tij.

Konfirmimi i nënës tregon se gazetari është mirë nga ana shëndetësore, megjithëse nuk janë dhënë detaje për vendndodhjen e tij apo arsyen pse kishte ndërprerë komunikimin me disa prej personave që e njohin.

Kujtojmë se Elton Tozaj ka qenë së fundmi në vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të tij ndaj disa figurave të njohura, përfshirë kompozitorin Adrian Hila, ndaj të cilit ka ngritur akuza që mbeten të pakonfirmuara nga institucionet përkatëse.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse shkëputja e tij nga rrjetet sociale lidhet me ndonjë projekt televiziv apo me arsye personale, ndërsa informacioni i konfirmuar nga familja është se Tozaj është gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.