Çmimet në tregje vijojnë të rëndojnë buxhetet familjare
Ndërsa qeveria ka paralajmëruar uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, çmimet në tregje vijojnë të rëndojnë buxhetet familjare

Ndërsa qeveria ka paralajmëruar uljen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, çmimet në tregje vijojnë të rëndojnë buxhetet familjare. Më të prekurit janë pensionistët, të cilët thonë se me të ardhurat e tyre të kufizuara, edhe blerja e produkteve më të domosdoshme është kthyer në një sfidë të përditshme.
Diferencat e çmimeve me vendet e Bashkimit Evropian janë një tjetër shqetësim i konsumatorëve. Një emigrant shqiptar që jeton në Itali pretendon se disa produkte ushqimore në Shqipëri kushtojnë deri në 40 për qind më shtrenjtë sesa në tregun italian.
Në tregjet e kryeqytetit, çmimet ndryshojnë edhe në varësi të origjinës.
Një kilogram fasule vendi kushton 400 lekë, bishtajat 300 lekë dhe spinaqi 200 lekë.
Lulelakra dhe brokoli tregtohen me 150 lekë për kilogram, ndërsa sallata jeshile me 100 lekë.
Por përballë çmimeve që konsumatorët i konsiderojnë të larta, edhe tregtarët ankohen për rënien e shitjeve. Sipas tyre, fuqia blerëse është dobësuar dhe kërkesa mbetet e ulët, madje edhe për perimet e stinës.
Ulja e TVSH-së për 54 produkte ushqimore është parashikuar të hyjë në fuqi më 1 janar 2027, si pjesë e paketës fiskale të qeverisë.
Ndërkohë, ekzekutivi ka prezantuar edhe nismën “Pasqyra e Çmimeve”, një platformë që synon t'u mundësojë konsumatorëve krahasimin e çmimeve dhe gjetjen e ofertave më të lira.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën

Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën

“Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku hani kokat me njëri-tjetrin! Ju ...

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg





