Coachella Valley Music 2027/ Dua Lipa pritet të kryesojë me programet muzikore në mesin e artistëve ndërkombëtarë

Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka publikuar listën e yjeve ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në edicionin e vitit 2027 duke performuar albumet më të njohura dhe më të ndjekura nga publiku.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, kryeson në listën e artistëve, ndërsa lajmi ka tërhequr vëmendjen e fansave të saj pas spekulimeve që dolën më herët për pjesëmarrjen e saj.
Programi muzikor do të hetë në qendër yllin e muzikës pop, Dua Lipën, Tame Impala dhe SZA.
“Mendoj se do të të shoh në shkretëtirë”, shkruan Dua në Instagram.
Edicioni i vitit 2027 do të mbahet më 9-11 prill dhe 16-18 prill, në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.
Artistët që priten të performojnë në edicionin e vitit 2027:
Madonna
Zara Larsson
Kehlani
Phoebe Bridgers
Weezer
Tië sto
Martin Garrix
Role Model
Don Toliver
Dom Dolla
Kygo
Empire of the Sun
The Neighbourhood dhe Becky G.
Pjesëmarrja e Dua Lipës shënon një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare me prezencën në një nga festivalet më të njohura muzikore.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ishte brenda shtëpisë së Big Brother kur motra po ndërronte jetë, momenti rrëqethës i vitit 2002 rikthehet pas 24 vitesh

Renditja e klikimeve për personazhet e BB VIP Kosovës. Ja kush është më i shikuari

Kush ia fiton zemrën Oriola Marashit? Modelja zbulon: Do ta fitojë përgjithmonë ai që…

Kate Middleton rrëfen betejën me kancerin: Më paralajmëruan se shërimi nuk do të ishte i lehtë

Babai i Meghan Markle përfundon sërish në paraburgim, dyshohet se shkeli urdhrin e gjykatës





