Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë U gjet në trupin e një viktime të Titanikut, ora pritet të shitet për një shumë marramendëse Kandidati i Listës Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë Kurti: Drafti i parë i Ligjit për Specialen dorëzohet javën e ardhshme nga grupi i ekspertëve
BOTA

"COVID-19 u lejua të përhapej me shpejtësi vdekjeprurëse"/ Ja çfarë zbuloi hetimi për pandeminë në Britani?

P
Piranjat19 November 2026, 18:57 · 2 min lexim
"COVID-19 u lejua të përhapej me shpejtësi

Britania e Madhe ishte e papërgatitur për përballjen me pandeminë COVID-19, ndërsa mungesa e testimeve dhe masave të hershme bëri që virusi të përhapej pothuajse pa kontroll gjatë tre muajve të parë të krizës, ka konstatuar një raport zyrtar i hetimit për pandeminë. Raporti prej 245 faqesh, i udhëhequr nga baronesha Heather Hallett, thekson se qeveria britanike nuk kishte kapacitete të mjaftueshme për testimin, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e personave të infekt. Megjithëse shkencëtarët kishin zhvilluar një test efektiv që në mesin e janarit 2020, për disa muaj nuk ekzistonte një sistem i gjerë testimi dhe gjurmimi.

“COVID-19 u lejua të përhapej me shpejtësi vdekjeprurëse në të gjithë vendin”, thuhet në raport.

Sipas Hallett, mungesa e testimeve e la qeverinë praktikisht pa një pasqyrë të qartë të përhapjes së virusit, duke rritur mundësinë që më vonë të nevojiteshin masa më kufizuese, përfshirë izolimin e përgjithshëm të popullsisë.

Raporti kritikon gjithashtu mungesën e kontrolleve kufitare dhe vendimin për të lejuar udhëtimet ndërkombëtare pothuajse pa kufizime gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2020. Autorët vlerësojnë se vendosja e hershme e karantinës 14-ditore për udhëtarët që hynin në Britani mund të kishte ndikuar ndjeshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit.

Në krahasim me Britaninë, vende si Singapori, Australia dhe Gjermania ishin më të përgatitura dhe regjistruan norma dukshëm më të ulëta të vdekshmërisë gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. Megjithatë, raporti pranon se qeveria britanike më vonë investoi burime të konsiderueshme dhe krijoi një sistem shumë më efektiv të testimit dhe gjurmimit. Hetimi thekson gjithashtu se shumë qytetarë që duhej të izoloheshin u ndien të braktisur për shkak të mungesës së mbështetjes financiare dhe praktike.

Ky është raporti i shtatë nga dhjetë pjesët e hetimit zyrtar britanik për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.