Sinner operohet me sukses në gjurin e djathtë, rikthimi në fushë në shkurt ose në mars…
Jannik Sinner është operuar me sukses në gjurin e djathtë në një klinikë në Turku të Finlandës

Jannik Sinner është operuar me sukses në gjurin e djathtë në një klinikë në Turku të Finlandës. Numri dy i botës vuante nga një problem kronik në brezin iliotibial, i cili e kishte mbajtur jashtë fushave që prej triumfit në Wimbledon, më 12 korrik.
Ndërhyrja u krye nga kirurgu Lasse Lempainen, në praninë e mjekut të tij, Herbert Schönhuber. Sipas raportimeve, u zgjodh një teknikë më pak invazive, me synimin për të ulur tensionin në pjesën anësore të gjurit.
Sinner pritet të nisë stërvitjen pas rreth dy muajsh, ndërsa rikthimi në garat zyrtare parashikohet mes shkurtit dhe marsit 2027. Kjo do të thotë se pjesëmarrja në Australian Open, që zhvillohet në fund të janarit, është në rrezik të madh.
Ndërkohë, nëse mungesa e tij zgjat të paktën 182 ditë, italiani mund të përfitojë nga rregulli i renditjes së mbrojtur të ATP-së, që u mundëson tenistëve të rikthehen në turne duke përdorur një renditje të llogaritur sipas periudhës para dëmtimit.
Lexo edhe
SPORT
Shpendi i pandalshëm në Itali, shënon tripletë në fitoren e thellë të Cesenës

Champions League/ Luis Enrique luan kundër së kaluarës: Roma, skuadër që nuk ka frikë…

Como mposht AEK-un dhe i afrohet kualifikimit direkt në 1/8 e finales, Fabregas: Mbrëmje e mrekullueshme në Sinigaglia

Shpendi “rrëmben” skenën në Itali, 3 gola me Cesenan

Alarm te Milani, dëmtohet Luka Modric: rrezikon dy ndeshjet e radhës

E PAPRITUR/ Rey Manaj zgjidh kontratën me klubin turk: Mora një ndër vendimet më të vështira

Courtois mbron Vinicius Junior: vetëm Messi e Ronaldo e kanë bërë këtë

E bujshme në Spanjë, largohet numri 2 i La Ligas





