Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe... Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët SHBA zhvillon bombë të re bërthamore, B94 synon bunkerët nëntokësorë Kapet në Rinas polaku i kërkuar për mashtrim, pritet ekstradimi në Varshavë Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë Akuza për ryshfet/ SPAK jep pretencën për dy policët në Orikum, kërkon 2 vite burg për secilin
BOTA

Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me kos në kokë para Parlamentit

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçevic

P
Piranjat17 November 2026, 12:02 · 2 min lexim
Deputetes së partisë së Vuçiç i hidhet bidoni me

Një incident është regjistruar përpara Kuvendit të Serbisë, ku deputetja e Partisë Progresive Serbe (SNS), Lidija Vukiçeviç, është sulmuar nga një person, i cili i ka hedhur kos në flokë në shkallët e hyrjes kryesore të Parlamentit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia serbe e lajmeve “Beta”. Ndërkohë, deputetë të tjerë të SNS-së, mes tyre Aleksandar Vuçiç dhe Millosh Vuçeviç, kishin hyrë më herët në ambientet e Kuvendit.

Pas incidentit, Vukiçeviç doli në një konferencë për mediat në hollin e Parlamentit, përpara nisjes së seancës konstituive, ku shprehu indinjatën për atë që kishte ndodhur.

Ajo deklaroi se ndihej shumë keq pasi ishte sulmuar nga bashkëkombësit e saj, duke e cilësuar ngjarjen të papranueshme.

“Gjithë jetën dhe karrierën time ia kam kushtuar Serbisë dhe popullit tonë, për t’i dhuruar gëzim dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Por kemi arritur në një situatë ku sot, përpara Kuvendit Popullor, nuk mund të ndihesh i sigurt. Atëherë, ku mund të ndihesh i sigurt?”, u shpreh ajo.

Pavarësisht incidentit, ajo tha se nuk do të frikësohej dhe se do të vazhdonte të mbronte bindjet e saj politike.

“Mund të më hedhin edhe 30 litra kos, mund të bëjnë çfarë të duan, por unë ju pyes: Ku po shkon ky vend? Kush do ta drejtojë këtë vend, kur një deputet i popullit nuk është i sigurt përpara Parlamentit?”, deklaroi Vukiçeviç.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.