Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
BOTA

Deputeti australian surprizon partneren në fjalimin e lamtumirës, i propozon martesë para gjithë parlamentit

P
Piranjat20 November 2026, 17:03 · 2 min lexim
Deputeti australian surprizon partneren në fjalimin e lamtumirës, i

Një fjalim lamtumire në Parlamentin e Uellsit të Ri Jugor në Australi është kthyer në një moment romantik, pasi deputeti Jordan Lane i propozoi martesë partneres së tij prej më shumë se 10 vitesh, përpara kolegëve dhe të pranishmëve.

Deputeti i Partisë Liberale, i cili kishte njoftuar dorëheqjen një muaj më parë, mbajti fjalimin e tij të fundit të enjten, më 19 nëntor. Por, në vend që ta mbyllte me një mesazh politik, ai kishte përgatitur një surprizë të veçantë për partneren e tij, Natalie. Gjatë fjalimit, Lane ndërpreu papritur fjalën dhe iu drejtua kryetarit të Parlamentit: “Zoti kryetar, si deputet i zonës së Ryde, pyetja ime e fundit është për dashurinë e jetës sime, Natalie.”

Më pas, duke iu kthyer partneres, ai e pyeti: “A do të martohesh me mua?” Përgjigjja ishte pozitive dhe salla e parlamentit shpërtheu në duartrokitje. Lane i vendosi unazën e fejesës në gisht partneres, përpara se çifti të shkëmbente një puthje në mes të sallës.

 I emocionuar nga momenti, deputeti kërkoi që përgjigjja e Natalie-t të regjistrohej edhe në procesverbalin zyrtar të parlamentit. “Do të doja të shënohej në procesverbal se ajo tha ‘po’”, u shpreh ai. Pas propozimit të pazakontë, kryetari i Asamblesë Legjislative të Uellsit të Ri Jugor, Greg Piper, e komentoi me humor ngjarjen, duke deklaruar se Parlamenti i 58-të do të mbahet mend si “parlamenti i dashurisë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.