Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në... BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin... Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës Shqipëria i kërkon NATO-s ekspertë kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të dyshuara ruse Rusia lëshon raketa balistike drejt Kievit, shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas Moti i keq në Kukës, bie masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit Pas bisedimeve në Abu Dhabi, të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë, takohen me Putinin Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme Reshje shiu dhe shtrëngata/ Parashikimi i motit për sot Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet Horoskopi/ Kujdes me shëndetin dhe financat! Shmangni vendimet e nxituara Larje hesapesh mes bandave shqiptare në Spanjë/ Kush janë të rinjtë që u vranë në atentatet mafioze
BOTA

“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në zgjedhje…

Një deklaratë e ish-kryeministrit polak dhe kreut të partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jarosław Kaczyński, ka nxitur reagime të forta në Poloni. Ai paralajmëroi se mund të ketë gjakderdhje nëse qeveria e Donald Tuskut nuk pranon një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2027. Deklarata u bë të martën, më 10 nëntor, […]

P
Piranjat12 November 2026, 08:48 · 2 min lexim
“Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake

Një deklaratë e ish-kryeministrit polak dhe kreut të partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jarosław Kaczyński, ka nxitur reagime të forta në Poloni. Ai paralajmëroi se mund të ketë gjakderdhje nëse qeveria e Donald Tuskut nuk pranon një humbje të mundshme në zgjedhjet parlamentare të nëntorit 2027.

Deklarata u bë të martën, më 10 nëntor, gjatë një aktiviteti në prag të Ditës së Pavarësisë së Polonisë. Kaczyński, 77 vjeç, shprehu bindjen se partia e tij do të rikthehet në pushtet, por la të kuptohej se mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve nga qeveria aktuale mund të çonte në përplasje të përgjakshme.

I pyetur nga televizioni TVN24 për fjalët e tij, të mërkurën ai nuk u tërhoq nga deklarata, por akuzoi qeverinë e Tuskut se u shërben interesave të huaja dhe se është e aftë të përdorë dhunën. Sipas tij, pala tjetër është e aftë për gjithçka dhe mund të shkaktojë derdhjen e gjakut polak.

Kryeministri Donald Tusk e dënoi deklaratën gjatë fjalimit të tij për Ditën e Pavarësisë, në qytetin e Szczecinit. Ai u shpreh se autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë që për arsye politike të mos derdhet kurrë gjak polak.

 

Në debat ndërhyri edhe kryetari i parlamentit, Włodzimierz Czarzasty, i cili u bëri thirrje politikanëve të tregojnë përgjegjësi, veçanërisht pas ngjarjes së rëndë në Krakovë.

“Sidomos pas asaj që ndodhi në Krakovë, politikanët duhet të kafshojnë gjuhën dhe të mendojnë para se të flasin”, deklaroi ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.