Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku
AKTUALITET

Dy muaj nga zhdukja, mister fati i shqiptarit Erkan Nika

Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit në drejtim të Aliağas, ku do të kryhen procedurat e çmontimit

P
Piranjat20 November 2026, 20:14 · 2 min lexim
Dy muaj nga zhdukja, mister fati i shqiptarit Erkan Nika

Anija tregtare “Aroyat”, e cila u godit nga një sulm me dronë pranë portit rus të Novorossiysk, ka kaluar nëpër Ngushticën e Bosforit në drejtim të Aliağas, ku do të kryhen procedurat e çmontimit. Në sulm humbi kontaktet me shqiptarin Erkan Nika, i cili shërbente si inxhinier i dytë në bord.

Anija mallrash “MV Aroyat”, me flamur të Palaut dhe e administruar nga një kompani turke, ka mbërritur në fazën e fundit të udhëtimit drejt Turqisë, pasi u dëmtua rëndë nga një sulm me dronë ukrainas në Detin e Zi.

Anija 148.17 metra e gjatë dhe 22.8 metra e gjerë kaloi nëpër Ngushticën e Bosforit, e shoqëruar nga rimorkiatori “Eren Enerji IV”, në drejtim të kantierëve të çmontimit të anijeve në Aliağa, në provincën e Izmirit.

Për shkak të kalimit të saj, trafiku detar në Bosfor u pezullua përkohësisht. Lëvizja e anijes u filmua edhe nga ajri.

“Aroyat” u godit në fund të muajit shtator, ndërsa ndodhej pranë portit rus të Novorossiysk. Sulmi shkaktoi një zjarr në pjesën e pasme dhe në ambientet e banimit të anijes, i cili u vu nën kontroll nga ekuipazhi. Disa pjesëtarë të ekuipazhit mbetën të plagosur.

Mes personave që humbën kontaktet pas sulmit ishte edhe inxhinieri i dytë shqiptar, Erkan Nika, i cili ra në det. Pavarësisht operacioneve të kërkim-shpëtimit, ai nuk u gjet.

Pas sulmit, anija u tërhoq me rimorkiatorë drejt brigjeve të Giresunit, në Turqi, ku u ankorua në një zonë të sigurt pranë shkëmbinjve Palamut. Autoritetet kryen edhe një tjetër operacion të gjerë kërkimi në dhomën e motorëve dhe ambientet e mbyllura të anijes, por pa rezultat për gjetjen e inxhinierit shqiptar.

Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe ekspertizës teknike për vlerësimin e dëmeve, u konstatua se anija nuk mund të riparohej. Për këtë arsye, u mor vendimi për dërgimin e saj në çmontim në Aliağa.

Ndërkohë, fati i Erkan Nikës mbetet i paqartë, pasi kërkimet e zhvilluara pas sulmit nuk dhanë rezultat. (TCH)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.