Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çmenduri në Kukës/ I riu merret peng për një gërvishtje pasqyre të makinës dhe rrihet barbarisht Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale
AKTUALITET

EMRI/ Vdekja e punëtorit shqiptar, pesë persona nën hetim 

P
Piranjat20 November 2026, 18:49 · 2 min lexim
EMRI/ Vdekja e punëtorit shqiptar, pesë persona nën hetim 

Pesë persona janë marrë nën hetim lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur më 17 nëntor në autostradën A18, mes Giardini Naxos dhe Taorminës në Itali, ku një automjet përplasi për vdekje një punëtor 64-vjeçar shqiptar Hashim Mehmeti, i cili po punonte në një kantier.

Përveç drejtueses së automjetit, një 54-vjeçare nga Viagrande, dhe shoferit të makinës tjetër të përfshirë në aksident, nën hetim janë vënë edhe përgjegjësit e kantierit ku punonte viktima.

Bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Torrenova dhe dy persona nga provinca e Casertës, të lidhur me kompaninë që po kryente punimet. Të pesë të hetuarit janë identifikuar si Tania Andreoli, Santino Trimarchi, Salvatore Giacobbe, Alfonso Capezzuto dhe Dino Della Valle.

Ata dyshohen për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia në aksident rrugor, në bashkëpunim.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga Policia Rrugore, automjeti i drejtuar nga 54-vjeçarja, me shumë gjasë gjatë një manovre parakalimi, është përplasur me një makinë tjetër dhe më pas ka përfunduar brenda kantierit, duke goditur për vdekje punëtorin shqiptar.

Prokurori Fabrizio Monaco, i cili drejton hetimet, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë, e cila është planifikuar për të martën e ardhshme në spitalin Piemonte. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.