Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit, bashkëshortit dhe 3 personave të tjerë Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port... Jennifer Lopez flet për jetën si beqare pas divorcit nga Ben Affleck: S’kam nevojë për një lidhje, jam e lu... Merz: Evropa e gatshme të negociojë me Rusinë, por kërkon vend në tryezën e bisedimeve për Ukrainën
KOSOVA

Dy operacione policore kundër narkotikëve, disa të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për dy operacione të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve, të zhvilluara në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.Në kuadër të operacionit të koduar “Taslixhe”, të realizuar në koordinim me Prokurorinë, janë arrestuar kat...

P
Piranjat20 November 2026, 19:20 · 2 min lexim
Dy operacione policore kundër narkotikëve, disa të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për dy operacione të Policisë së Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve, të zhvilluara në Prishtinë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut.

Në kuadër të operacionit të koduar “Taslixhe”, të realizuar në koordinim me Prokurorinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.

Sipas Sveçlës, gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Gjakovë janë sekuestruar rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.

Ndërkaq, në një operacion tjetër të realizuar në Mitrovicën e Jugut, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është arrestuar edhe një person i dyshuar.

Gjatë këtij operacioni, sipas ministrit, është sekuestruar një sasi prej 51.2 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një pjesë e së cilës ishte e përgatitur për shitje. Po ashtu, janë sekuestruar dy telefona celularë dhe 1 mijë e 155 euro para të gatshme.

Sveçla ka thënë se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

“Të gjithë ata që merren me trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve do të përballen me institucionet e rendit dhe drejtësisë. Nuk do të ketë askund hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale”, ka deklaruar Sveçla.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.