Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë
KOSOVA

Nipi i Krasniqit mesazh prekës: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore

P
Piranjat19 November 2026, 21:31 · 2 min lexim
Nipi i Krasniqit mesazh prekës: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit dhe djali i Daut Krasniqit, ka ndarë një mesazh prekës ku shpreh dhimbjen për situatën në të cilën ndodhet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e tij, Dardani kujton bisedat e shumta që ka zhvilluar me të dhe e përshkruan Jakup Krasniqin si një nga njerëzit më humanë që ka njohur. Ai shpreh gjithashtu indinjatën për faktin që Jakup Krasniqi, edhe në momentet më të rënda familjare, duhet të qëndrojë nën përcjellje të rreptë policore.

Mesazhi i plotë i Dardan Krasniqit për “Now me Erla Mëhillin”

“Njeriu siç e ka lindjen, e ka edhe vdekjen. Një njeri me minimum edukim, e ka të qartë këtë dhe e pranon, sado dhimbje të shkaktojë.

Megjithatë, situata me bacën Jakup, historia e jetës së tij që mishëron vuajtjet, sakrificën e besën edhe ajo më njerëzorja e një kombi të vuajtur dhe në kërkim të lirisë, e bëjnë situatën shumë më ndryshe dhe të japin një emocion të veçantë dhe jo lehtë të përballueshëm.

Personalisht kam pas fatin të jem afër tij shumë gjatë, e ku kemi zhvilluar biseda e kemi trajtuar tema nga më të ndryshmet!

E them qartë dhe me zë se nuk njoh njeri më human e me qasje më njerëzore ndaj të tjerëve dhe ta shohësh sot, në këtë moshë, të lodhur nga padrejtësia e vitet mbi supe, që edhe momentet më të rënda familjare t’i përjetojë nën përcjellje të rreptë policore, mendjes së shëndoshë dhe arsyes njerëzore, i vjen të pëlcasë”, thotë ai.

Jakup Krasniqi i është dhënë leje të qëndrojë gjithsej katër ditë në Kosovë. Sipas kushteve të përcaktuara për vizitën, gjatë ditës ai do të qëndrojë në shtëpinë familjare, ndërsa gjatë natës do të kthehet në objektet e EULEX-it.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.