Dy rrahësit e masakruesit, do t’ju kërkojnë votat viktimave në Tiranë!!
Nga Petrit Vasili Këto dy fytyra janë koordinatorët politikë të Edi Ramës për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Këto dy fytyra janë dy ministra të Brendshëm, që...

Nga Petrit Vasili
Këto dy fytyra janë koordinatorët politikë të Edi Ramës për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Këto dy fytyra janë dy ministra të Brendshëm, që terrorizuan, dhunuan dhe vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë me qytetarët e Tiranës, me gaz, plumba gome, shkopinj, ujë me presion, spraj me piper, si kurrë më parë.
Këto dy fytyra kanë gjakosur pa asnjë mëshirë, kanë verbuar, kanë thyer kafka, u kanë shqyer fytyrat, u kanë thyer këmbët të rinjve dhe studentëve.
Këto dy fytyra rrëmbenin dhe rrëmbejnë djemtë dhe vajzat e reja protestues me anë të civilëve të maskuar gangsterë, që i rrihnin egërsisht të rinjtë.
Këto dy fytyra rrëmbenin dhe rrëmbejnë njerëzit në mes të lokaleve dhe i masakrojnë në komisariatet e policisë.
Këto dy fytyra, të dy janë pra ata që ka vendosur Edi Rama si koordinatorët politikë të Partisë Socialiste për zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Këto dy fytyra do t’ju kërkojnë votat qytetarëve të Tiranës që kanë rrahur, sepse, sipas këtyre të dyve, u kanë bërë një të “mirë” të madhe qytetarëve që i kanë masakruar, terrorizuar e dhunuar.
Ky është provokimi më i pafytyrë dhe kriminal që Edi Rama u ka bërë qytetarëve të Tiranës në të gjithë historinë e këtij qyteti.
Kushdo që i voton këta kriminelë dhe maskarenj, ka ndyrë fytyrën e vet dhe ka shkelur mbi gjakun e plagët e studentëve dhe vajzave e djemve të mrekullueshëm të këtij vendi.
Lexo edhe
POLITIKE
Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta

Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV

Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit

Protesta e 28 nëntorit, pedagogu: Pritet të vijnë edhe të huaj për t’iu bashkuar studentëve

Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”





