Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr...
BOTA

Dy ushtarë në minutë/ Rusia pëson humbje rekord trupash në një ditë

Rusia ka pësuar numrin më të lartë të humbjeve të trupave në një ditë të vetme, sipas ushtrisë ukrainase.Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi të hënën se, gjatë 24 orëve të fundit, humbjet ruse arritën në 2.980 trupa – një shifër që përfshin si të vrarët, ashtu edhe të plagosurit.Të dyja palët j...

P
Piranjat10 November 2026, 20:25 · 2 min lexim
Dy ushtarë në minutë/ Rusia pëson humbje rekord trupash

Rusia ka pësuar numrin më të lartë të humbjeve të trupave në një ditë të vetme, sipas ushtrisë ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi të hënën se, gjatë 24 orëve të fundit, humbjet ruse arritën në 2.980 trupa – një shifër që përfshin si të vrarët, ashtu edhe të plagosurit.

Të dyja palët janë të rezervuara lidhur me humbjet e tyre gjatë luftës; Moska nuk i ka përditësuar shifrat zyrtare që nga shtatori i vitit 2022, kur pranoi se kishte pësuar të paktën 6.000 humbje.

Megjithatë, shifrat e Ukrainës vijnë pas publikimit të të dhënave të qeverisë ruse – të cilat raportohet se janë siguruar përmes një sulmi kibernetik ndaj agjencisë statistikore "Rosstat" – sipas të cilave, deri në 450.000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022.

Këto pretendime të Ukrainës vijnë gjithashtu në prag të negociatave të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës – të udhëhequra nga SHBA-ja – të cilat nisin të martën në Abu Dabi.

"Newsweek" shkruan se i është drejtuar Ministrisë ruse të Mbrojtjes dhe agjencisë "Rosstat" për një koment.

Cili ishte rekordi i mëparshëm ditor i humbjeve ruse?

Në përditësimin e fundit mbi humbjet e trupave ruse, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës e shoqëroi njoftimin me titullin: "Çdo 29 sekonda – një pushtues më pak".

Postimi në "Telegram" të hënën iu referua 2.980 ushtarëve të vrarë dhe të plagosur gjatë 24 orëve të fundit, duke theksuar se ky shifër tejkalon rekordin e mëparshëm prej 2.500 humbjesh, të regjistruar më 2 nëntor.

"Kjo shifër është më e madhe se ekuipazhi i gjashtë njësive të anijes luftarake 'Moskva' dhe përfaqëson humbjet më të mëdha ditore për Federatën Ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë", deklaroi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, duke iu referuar anijes luftarake që Ukraina e fundosi në Detin e Zi në prill të vitit 2022.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.