Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol...
BOTA

Dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt dhomës së gjumit, motra gjeti prezantuesen e njohur të mbuluar në gjak, arrestohet bashkëshorti i saj

P
Piranjat10 November 2026, 18:24 · 3 min lexim
Dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt dhomës së gjumit,

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre.

Ngjarja ndodhi të dielën në Rawalpindi, vetëm disa orë pasi gazetarja kishte publikuar një video në kanalin e saj në YouTube. Sipas raportimeve të mediave lokale, të cituara nga “Daily Mail”, bashkëshorti i saj, Ahsan Tahir, dyshohet se e qëlloi me armë rreth orës 15:00, në banesën e tyre.

Rabia Ahsan ishte një nga prezantueset e kanalit të njohur informativ në gjuhën urdu, 92 News. Në momentin e ngjarjes, nëna dhe motra e saj ndodheshin jashtë banesës. Pasi dëgjoi të shtënat, motra e gazetares hyri me nxitim në dhomën e gjumit, ku e gjeti atë të shtrirë në një pellg gjaku, ndërsa bashkëshorti dyshohet se mbante ende armën në dorë.

Sipas autoriteteve, viktima kishte marrë një plagë arme zjarri poshtë qafës dhe një tjetër në anën e djathtë të shpinës. Ajo u shpall e vdekur në vendngjarje. Një nga detajet që e bën edhe më tronditëse ngjarjen është fakti se vetëm disa orë para se të vritej, Rabia Ahsan kishte publikuar një video në kanalin e saj në YouTube.

Në video, ajo diskutonte për zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara. Pas ngjarjes, policia sekuestroi një pistoletë në vendin e krimit dhe arrestoi bashkëshortin e saj, Ahsan Tahir.

Sipas raportimeve të mediave pakistaneze, ai nuk dispononte leje të vlefshme për mbajtjen e armës. Gjatë marrjes në pyetje, Tahir dyshohet se pranoi se kishte qëlluar me armë, por pretendoi se nuk e dinte që ajo ishte e mbushur me fishekë dhe se arma ishte shkrepur aksidentalisht. Këtë pretendim e raportoi gazeta pakistaneze “Samaa”.

Sipas raportimeve, çifti jetonte së bashku dhe kishte dy fëmijë. Deri më tani, nuk ishte raportuar ndonjë histori konflikti apo dhune në marrëdhënien e tyre. Zyrtari i policisë së Rawalpindit, Hassan Mushtaq Sukherea, deklaroi se autoritetet do të garantojnë një hetim të paanshëm për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Ndërkohë, vdekja e gazetares ka shkaktuar reagime edhe në nivelet më të larta të politikës pakistaneze. Zonja e Parë e Pakistanit, Aseefa Bhutto-Zardari, reagoi përmes një deklarate, ku theksoi nevojën për përgjegjësi dhe mbrojtjen e grave.

“Incidente të tilla kërkojnë vëmendje serioze dhe llogaridhënie. Gratë duhet të jenë në gjendje të jetojnë dhe të punojnë pa frikën se mund të humbasin jetën”, u shpreh ajo.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.