Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut
BOTA

Shefi i Pentagonit përballë shkarkimit, përmend Kosovën dhe akuzon kundërshtarët për spektakël politik

P
Piranjat10 November 2026, 18:10 · 2 min lexim
Shefi i Pentagonit përballë shkarkimit, përmend Kosovën dhe

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e ka përmendur ndërhyrjen në Kosovë dhe në vende të tjera për t’u mbrojtur ndaj nismës për shkarkimin e tij.

Ai ka thënë se në asnjë nga këto ndërhyrje që ka bërë SHBA-ja, sekretari i Mbrojtjes nuk është shkarkuar.Hegsethi e ka cilësuar përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest personal të nxitur nga egoja dhe pakënaqësia.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të zhvillojë të martën një votim procedural, i cili do të tregojë se sa republikanë janë të gatshëm t’i kthejnë shpinën Hegsethit. Ky votim është vetëm hapi i parë dhe do të përcaktojë nëse Dhoma do t’i shqyrtojë nenet e shkarkimit apo nëse udhëheqja republikane do të arrijë ta ndalë nismën para se ajo të shkojë për votim te ligjvënësit.

Në një konferencë të rrallë për media në Pentagon, Hegseth e përshkroi kongresmenin republikan Thomas Massie si një ligjvënës të mposhtur dhe të pakënaqur, i cili, sipas tij, nuk ushtron mbikëqyrje reale. Massie të hënën paraqiti tetë pika për shkarkimin e Hegsethit, ndërsa më herët këtë vit kishte humbur zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane.

Hegseth përsëriti se ka udhëhequr operacione ushtarake të ligjshme dhe të suksesshme dhe ka thënë se asnjë sekretar i Mbrojtjes nuk është shkarkuar për një gjë të tillë.

“Jo një herë, me ose pa një rezolutë për kompetencat e luftës. Jo nën Reaganin në Liban, jo nën Clintonin në Kosovë, jo nën Obaman në Irak dhe Siri dhe jo nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi. Nuk është shkarkuar asnjëherë”, ka thënë Hegseth.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.