Zelensky zbardh detajet nga takimi në Abu Dhabi: Prioritet lirimi i pengjeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si “konstruktive dhe mjaft përmbajtjesore” ditën e parë të negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, të zhvilluara në Abu Dhabi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky bëri të ditur se ka dhënë udhëzime për vijimin e dialogut trepalësh, si dhe për zgjerimin e diskutimeve në ditët në vijim, me përfaqësuesit amerikanë dhe evropianë.
Sipas tij, diskutimet u përqendruan te çështjet humanitare dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. Një prej prioriteteve kryesore mbetet lirimi i të burgosurve, ndërsa palët diskutuan edhe mekanizmat që do të garantonin sigurinë afatgjatë të vendit dhe parandalimin e rifillimit të luftës.
Zelensky theksoi gjithashtu rëndësinë e masave për uljen e tensioneve, duke nënvizuar se objektivi kryesor i negociatave është afrimi i një marrëveshjeje paqeje.
Presidenti ukrainas falënderoi Shtetet e Bashkuara për organizimin e takimit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për ofrimin e një platforme negociuese.
Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi bisedimet si “shumë produktive”, por paralajmëroi se mbetet ende shumë punë përpara arritjes së një marrëveshjeje.
Dita e parë e negociatave ka përfunduar, ndërsa delegacioni ukrainas ka konfirmuar se takimet trepalëshe pritet të vijojnë të nesërmen në mëngjes.
Lexo edhe
BOTA
Bisedimet Ukrainë-SHBA-Rusi në Abu Dabi shtyhen për të mërkurën

Dëgjoi të shtënat dhe vrapoi drejt dhomës së gjumit, motra gjeti prezantuesen e njohur të mbuluar në gjak, arrestohet bashkëshorti i saj...

Parisi akuzoi Iranin për sulmet ndaj supermarketeve, Teherani mohon përfshirjen, paralajmërohen masa

Shefi i Pentagonit përballë shkarkimit, përmend Kosovën dhe akuzon kundërshtarët për spektakël politik

Betohet Parlamenti i ri izraelit/ Lideri i opozitës zotohet të krijojë qeveri të emergjencës





