Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë
SHOWBIZ

Babai i Gigi dhe Bella Hadid drejt altarit për herë të tretë! 79-vjeçari fejohet me modelen 36 vite më të re

P
Piranjat18 November 2026, 16:21 · 3 min lexim
Babai i Gigi dhe Bella Hadid drejt altarit për herë të

Mohamed Hadid, biznesmeni i njohur dhe babai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid, ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën sentimentale. Në moshën 79-vjeçare, ai i ka propozuar martesë partneres së tij, modeles 43-vjeçare Keni Silva, me të cilën është në një lidhje prej disa vitesh.

Lajmi i fejesës u bë publik më 13 nëntor, gjatë ballos së parë të revistës “Vogue Arabia”, të organizuar në Dubai. Çifti zgjodhi këtë mbrëmje për të ndarë me publikun lajmin për hapin e ri në marrëdhënien e tyre.

Propozimi kishte ndodhur më herët në Los Angeles, në restorantin luksoz “The Polo Lounge”. Keni nuk e kishte dyshuar aspak surprizën, pasi mendonte se partneri e kishte ftuar për të festuar një arritje të saj profesionale.

Në një intervistë për “Vogue Arabia”, modelja tregoi emocionet e atij momenti, duke theksuar se dashuria nuk njeh kufij moshe.

“Dashuria nuk ka afat skadimi, ashtu siç nuk kanë as ëndrrat tona. Gjithmonë mund të fillosh nga e para, të gjesh sërish dashurinë dhe ta përjetosh përrallën tënde”, u shpreh ajo.

Silva shpreson që historia e tyre të shërbejë edhe si mesazh për gratë që kanë kaluar një divorc, duke u kujtuar se një ndarje nuk do të thotë fundi i mundësisë për të qenë sërish të lumtura.

Edhe Mohamed Hadid foli me shumë përzemërsi për partneren, duke zbuluar se çfarë e ka tërhequr më shumë tek ajo.

“Te Keni më pëlqen thjeshtësia e saj, dashuria për jetën dhe për fëmijët. Mendoj se rashë në dashuri me të pothuajse menjëherë, sapo kuptova zemrën e saj dhe sa e bukur është, jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda”, tregoi biznesmeni.

Nga ana tjetër, Keni vlerëson mirësinë, pasionin dhe bujarinë e tij, ndërsa veçon faktin se Hadid arrin gjithmonë ta bëjë të qeshë. Ajo shtoi se ai e mbështet në ambiciet profesionale dhe nuk përpiqet t'i kufizojë pavarësinë.

Pavarësisht fejesës, çifti nuk ka ndërmend të nxitojë drejt organizimit të dasmës, duke preferuar të shijojë këtë periudhë të re të marrëdhënies.

Keni Silva është modele me origjinë ruse, autore dhe këshilltare për personat që kalojnë një proces divorci. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e reality show-t “The Real Housewives of Orange County”.

Për Mohamed Hadid kjo do të jetë martesa e tretë. Ai ka qenë më parë i martuar me Mary Butler, me të cilën ka dy vajza, Marielle dhe Alana. Në vitin 1994 u martua me ish-modelen Yolanda Hadid, me të cilën ka tre fëmijë: Gigi, Bella dhe Anwar.

Romanca me Keni Silvan nisi të bëhej publike në vitin 2023, ndërsa diferenca prej 36 vitesh mes tyre ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.