Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier
AKTUALITET

“E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet shemben”, miqtë e kryekomisarit të Vlorës përlotin me dedikimet, Ermal Lulaj vdiq pas përplasjes me skrepin

P
Piranjat18 November 2026, 20:37 · 2 min lexim
“E kishe emrin Mal, po ja që dhe malet shemben”, miqtë e

Janë bërë dy ditë nga momenti kur përplasja e fortë mes skrepit dhe makinës së tij i mori jetën shefit të krimeve të rënda në Vlorë, Ermal Lulaj, e plot një ditë nga momenti kur familjarë, miq, të afërm e kolegë i dhanë 43-vjeçarin lamtumirën e fundit.

Ndërkohë, të afërm të shef Ermalit, të cilët e cilësojnë atë si vëllain e tyre, kanë rrëqethur me reagime të bëra gjatë ditës së sotme.

Përbri fotos së Ermalit, të afërmit e tij kujtojnë me lot e mall momentet e përjetuara me të, ndërsa shkruajnë se një person me emrin Mali që qëndronte si mal në këmbë, u rrëzua duke u lënë atyre një plagë të madhe të hapur.

Reagimet e miqve:

“ Dita e dyte e i njejti makth vazhdon.Mali nuk eshte me.Veshtire per t'u besuar , por.......Mali qe ishte si mal ne kembe , u rrezua.Ja qe dhe dhe malet u rrezuakan! Vellackua i vogel qe ishe gjithmone i gatshem e i kudogjetur, tashme nuk te gjejme dot me.As mesazhin ( Jam ne mbledhje vella , te mar me vone) sdo ta nisesh me.Dhe kurre nuk vonoje te merrje ne telefon. Mungesa e jote qenka shume e madhe.Mali kishe emrin e mal ishe dhe mungesa e malit qenka e rende ! Te qofte dheu i lehte!”, shkruan një person i identifikuar me emrin Landi Landi në Facebook.

"Si të tret dheu, o vëlla... Do të më mungojë çdo fjalë, çdo e qeshur dhe prania jote. Zoti të pastë në xhenet, gjaku im.", shkruan Ervis Sulaj.

“Ti ishe dhe do jeshe vellai ime i femijerise me i mire do me mungosh shume”, shkruhet në postimin e bërë dje nga Aldi Lulaj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.