Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
AKTUALITET

Shqiptari tenton t’i shpëtojë arrestimit, qëllon efektivët me skuter dhe largohet me vrap 

P
Piranjat18 November 2026, 19:28 · 2 min lexim
Shqiptari tenton t’i shpëtojë arrestimit, qëllon

Një 24-vjeçar shqiptar, i njohur më parë për policinë italiane, është arrestuar nga karabinierët në Riccione, pasi tentoi t’u shmangej prangave duke hedhur monopatinën elektrike drejt automjetit të patrullës dhe më pas duke u larguar me vrap.

I riu ishte vënë re në zonën e portit, teksa lëvizte me monopatinë elektrike. Karabinierët i kërkuan të ndalonte për një kontroll, por sapo pa automjetin e policisë, ai e hodhi monopatinën drejt karrocerisë së tij dhe u largua me vrap.

Gjatë ndjekjes, 24-vjeçari tentoi të hidhte një pako që mbante me vete. Ajo u gjet nga efektivët dhe rezultoi se përmbante kokainë.

Pas një ndjekjeje prej disa qindra metrash, karabinierët arritën ta kapnin dhe ta prangosnin. Në qesen e hedhur në tokë u gjetën 12 doza kokaine.

Kontrolli u shtri edhe në banesën e të riut, ku policia sekuestroi 1 300 euro cash, të cilat dyshohet se vinin nga shitja e mëparshme e lëndëve narkotike.

Shqiptari u shoqërua në komisariat dhe u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe dëmtim të rëndë të pronës.

Pas një nate në dhomat e sigurisë, ai doli të mërkurën në mëngjes përpara gjykatës, në një proces të përshpejtuar. I mbrojtur nga avokati Giuliano Renzi, 24-vjeçari kërkoi kohë për përgatitjen e mbrojtjes.

Gjykata la në fuqi arrestimin dhe vendosi ndaj tij masën e ndalimit të qëndrimit në territorin e Ricciones deri në seancën e ardhshme. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.