Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
AKTUALITET

Pasaportat shqiptare me kodin e ri “PP”, IdentiTek: Nuk bëhet fjalë për gabim në printim

P
Piranjat18 November 2026, 18:52 · 2 min lexim
Pasaportat shqiptare me kodin e ri “PP”, IdentiTek: Nuk bëhet

IdentiTek ka reaguar lidhur me ndryshimin e vërejtur në pasaportat e reja shqiptare, ku në vend të shënimit të mëparshëm “P” është vendosur kodi “PP”. Kompania sqaron se ky ndryshim nuk lidhet me ndonjë gabim gjatë printimit të dokumenteve, por vjen si pasojë e përditësimit të standardeve ndërkombëtare për dokumentet e udhëtimit.

Sipas IdentiTek, bëhet fjalë për zbatimin e kërkesave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), e cila në mars të vitit 2024 miratoi ndryshime në standardet teknike për pasaportat dhe dokumentet e tjera të udhëtimit që lexohen nga sistemet automatike

Në bazë të këtyre ndryshimeve, pasaportat e zakonshme tashmë identifikohen me kodin “PP”, në vend të shkronjës “P”, ndërsa pasaportat e shërbimit kanë kaluar nga shënimi “PS” në “PO”. Shkronja e parë tregon llojin e dokumentit, ndërsa e dyta përcakton kategorinë përkatëse të pasaportës.

IdentiTek bën me dije se ky format i ri ka nisur të përdoret në Shqipëri që prej dhjetorit 2025, pra përpara afatit të vendosur nga ICAO, i cili ishte 1 janari 2026. Deri tani, sipas kompanisë, janë prodhuar më shumë se 300 mijë pasaporta me kodet e reja identifikuese.

Një tjetër element i theksuar në reagim është edhe përfshirja e Shqipërisë në Drejtorinë Publike të Çelësave të ICAO-s (PKD), ku vendi ynë është anëtarësuar në mars të vitit 2025. Përmes këtij sistemi mundësohet kontrolli elektronik i autenticitetit të pasaportave biometrike dhe i të dhënave që ruhen në çipin e tyre, duke rritur sigurinë dhe duke ndihmuar në luftën kundër falsifikimit të dokumenteve.

IdentiTek thekson se përdorimi i kodit “PP” është një përshtatje e detyrueshme me normat ndërkombëtare dhe nuk duhet interpretuar si defekt apo gabim në prodhimin e pasaportave shqiptare

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.