Protesta/Aktivisti: Më shoqëruan vetëm se po filmoja, kërkoja sqarim por kishte vetëm shkelma

Aktivisti Kedis Burrja ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia, pasi pretendon se u shoqërua me forcë vetëm pse po filmonte protestën e së martës në mbrëmje.
Gjatë fjalës së tij në protestën e kësaj të mërkure, Burrja tregoi se në momentin e ndërhyrjes së policisë ndodhej në një lokal dhe po regjistronte me telefon shoqërimin e disa personave. Sipas tij, efektivët e kanë goditur në shpatull dhe në këmbë me mjete të ndryshme, ndërsa plagët, siç tha, i ka ende nga përplasja e një nate më parë.
Aktivisti deklaroi se shoqërimi u krye me urdhër të një eprori policie, pa iu dhënë asnjë shpjegim për arsyen e ndalimit. Ai rrëfeu gjithashtu se është futur me forcë në automjetin e policisë, ku dy persona janë mbajtur me të njëjtat pranga.
“U kërkova sqarim se për çfarë më ndaloni, e ata nuk thanë asnjë fjalë, kishte vetëm shkelma”, tregoi Burrja, duke shtuar se transporti është kryer në një furgon policie me xhama të errësuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Policia procedon 24 protestues dhe vendos 28 gjoba për dy ditë

Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas

Policia dhunon në krye të detyrës gazetaren, nuk e lë të raportojë nga protesta

Shqiptari tenton t’i shpëtojë arrestimit, qëllon efektivët me skuter dhe largohet me vrap

Pasaportat shqiptare me kodin e ri “PP”, IdentiTek: Nuk bëhet fjalë për gabim në printim

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen pas ndjekjes me 200 km/h në autostradë

‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi

Skema e vjedhjes 700 mijë euro në Postën e Durrësit, del edhe emri i deputetes së Ramës!





